Reali te shpija, Dortmundi në "Wembley"

Real Madridi është përshëndetur nga Liga e Kampionëve edhe pas fitores 2 me 0 ndaj Borusia Dortmundit. Në këtë mënyrë edhe këtë edicion vdes ëndrra e Jose Mourinhos për të sjellur La Deciman në Madrid.
Reali bëri presion të madh në ndeshje në 20 minutat e parë duke rrezikuar disa herë. Më pas Dortmund mori lojën nën kontroll dhe nuk lejoj Realin të shënoj asnjë gol në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Dortmund ishte skuadra që pati raste tejet të volitshme por që asnjëherë nuk arriti të shënoj. Ligji i pashkruar i futbollit kur nuk shënon pëson, i ndodhi gjermane.
Skuadra e Jurgen Klopp pranoj 2 gola të shpejtë në minutat 82 dhe 88 me golat e Benzemas dhe Ramos.
Por kjo ishte e tëra që Reali bëri në këtë ndeshje duke u eliminuar edhe një herë në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër Dortmund me plot meritë arrinë finalen e madhe ku me siguri që do të presë rivalin e përjetshëm, Bayern Munchen./Indeksonline/