Makiavelizimi i një politikani
>Krejtësisht ndryshe. Atëherë çfarë emri i duhet vënë kësaj sjelljeje, këtij protagonizmi, këtij egocentrizmi, të këtij politikani të vjetër? E ka një emër. Ai quhet makiavelizëm. Makiavelizmi i përdorur shpesh në literaturën politike shërben për të na treguar përfitimin e pamëshirshëm dhe hileqar në politike. Ish-Presidenti i djeshëm dhe Kryeministri i sotëm është sinonimi i makiavelikut. Makiaveliku është udhëheqësi tipik që nxjerr në pah dinakërinë dhe mungesën e çdo lloj skrupulli në marrëdhëniet politike dhe shoqërore. Ai nuk ndalet përpara asgjëje. Si ka mundësi ky politikan me mënyrën e tij të qeverisjes , të fitoje dhe të mbaje pushtetin më shumë se ndonjë politikan tjeter, gjatë këtyre 18 viteve, pa iu dridhur fare qerpiku. Pa më të voglin zhgënjim ai nuk ka ndërmend të largohet nga politika. Po e prezanton veten për të marrë pjese aktive në gjithçka që e rrethon. Gjithçka për të po shndërrohet në një nevojshmëri, aq sa edhe nëse kërkon të largohet nuk ka mundësi të bëjë këtë. Ai tashmë nuk mund të zgjedhë rrugë tjetër. Pasioni i tij është i paparë, sa i kalon kufijtë e normales dhe të mundshmes. Ai gjithmonë reflekton mbi realitetin politik, pa u kushtëzuar nga dijet akademike të fushës politike, i zoti për të diktuar rregulla dhe për të nxjerrë definicione, por që janë jashtë realitetit, larg interesit të politikës ditore dhe të prekshme për shumicën e shqiptarëve. Ai është i aftë duke u përpjekur të hipnotizoje gjithçka, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin për të qëndruar sa më gjatë, duke përdorur me çdo kusht çdo gjë që ndodh në çdo moment. Kryeministri shqiptar në dukje me formim rural dhe kulture laike beson vetëm në rregullat e tij dhe për aq kohë sa ato ti shërbejnë atij. Për të ato duhet të mbeten të pandryshueshme. Ajo që shfaqet tani është një realitet tragjik kontradiktor ku i fuqishmi ynë Kryeministër vepron me forcë, për interesa të çastit, ndërsa ai që e kundërshton, Kryetari i opozitës, nuk ka arritur deri tani të arrijë rezultate të vlefshme. E majta është e rrezikuar nga zgjedhjet e ardhshme. Rreziku nuk vjen nga diversioni i z Kryeminister. Rreziku është ndoshta më i madh se çduket. Rreziku nuk është diversioni, por zbarkimi që ai po bën në terrenin e së majtës. Politikani Berisha ka kohë që e përdor këtë taktikë. Ka shumë gjasa që me kartën e Nanos dhe të dishepujve të tij dhe atë të Metës me ambicien e pa matshme të tij për pushtet, të shkojë sypatrembur në zgjedhjet e ardhshme. Z Berisha asnjëherë nuk kënaqet duke testuar atë çka ndodh përreth tij. Me mjeshtëri komunisti thërret në skenë eksperiencën politike të së shkuarës diktatoriale, të monizmit. Pasi fitoi tenderin për administrimin e të djathtës, rreshtimin në kolonë për një të të PD, minimin nga brenda të së majtës, sundimtari i sotëm i shqiptarëve e ndjen veten më të fortë se kurrë. Çfarë nuk bën e çfarë nuk thotë vetëm e vetëm të testojë kundërshtarin Rama me qëllim që të përdorë strategjinë e duhur në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të jetë gati për çdo të papritur të fatit, për të mos vuajtur më pas ai dhe prona private e tij PD. Ky është z. Kryeministër, sikur të ishte pronar lavazhoje, kaq i vendosur për pastrimin e figurave publike, që për hir të së vërtetës nuk është vetëm punë e tij dhe vetëm e tij. Mjerë ata të pastër dhe të pistë, që do kalojnë nga lavazhoja kryeministrore. Zgjuarsi, largpamësi, aftësi për të reaguar ndaj fatkeqësive, ky është makiavelizmi i zotit Kryeministër. Sipas rastit ai ka ditur të jetë luan dhe dhelpër, për të zgjedhur më të mirën. Me predikimet dhe qortimet brenda dhe jashtë formacionit të tij politik, me kundërshtarët e vegjël dhe të mëdhenj, ai ka bërë kthesën aq të madhe ose të vogël sa e ka dashur ai vetë. Dëshira për një shtet të fortë mbetet vetëm dëshirë për aq kohë sa ai kërkon të shpikë gjëra të reja apo të shkelë në shtigje të pashkelura duke trumbetuar me të madhe se po bën ndryshim. Kush do që të lëvizë dhe të ndryshojë boten duhet të lëvizë dhe të ndryshojë më parë veten. Politika është arti që bazohet mbi shkencën e reales dhe e parë në këtë këndvështrim, nuk mund të jetë veçse e pavarur nga dëshira dhe vetëm dëshira. Ndryshimi i trumbetuar me aq bujë nga Z. Kryeministër mbeti brenda kufijve të dëshirës. Aftësia e tij ka qenë vetëm sa për ta marrë pushtetin dhe për ta mbajtur atë sa më gjatë dhe kurrsesi ky pushtet të përdorej në dobi të shoqërisë dhe vendit. Sikur në vend të tij do kishte qenë dikush tjetër për këto 20 vjet, ndoshta do të ishin bërë çudira zhvillimi disa herë më të mëdha. Gabimi, faji, përgjegjësia gjithsesi nuk reduktohen me një emër të vetëm. Përgjegjësi konkrete, direkte padyshim kanë dhe ata që i rrinë nga prapa. Të gjithë ata që i qëndrojnë nga pas i rrinë vetëm për një gjë. Për të përfituar. Pas Berishës ata e ndjejnë veten më se të mbrojtur. Të gjithë në kor, para kamerave televizive bërtasin: Rroftë mbreti. Por nën zë, në gjendje intime dhe konfidenciale dhe ndoshta nesër kur Berisha do bjerë nga kali, do jenë po këta bashkëpunëtorët e tij isopolifonikë, që përsëri në kor do bërtasin: Poshtë mbreti. Këto tre vjet dhe për aq kohë sa Berisha do jetë në majat më të larta të pushtetit, ata gjithmonë do jenë gati ti ofrojnë atij gjithçka që kanë më të shtrenjtë, ose atë që mendojnë se mund ti pëlqejë atij. As që diskutohet se nga kjo kategori jesmenësh Kryeministri nuk ka marrë dhurata. Kështu marrin të gjithë sundimtarët. Dhe ai në Shqipëri është tamam i tillë. Gjithçka që i jepet një sundimtari përligjet si e denjë për të. Në një kohë sa më të shkurtër ai duhet të përfitonte atë, që të tjerëve iu është dashur vite me radhë, me shumë mund, me pasojë kjo deri dhe rrezikimi i pushtetit. Gerdeci, Basha dhe Fazlliçi e kanë brenda rrezikun. Sikur këto ngjarje ti kishin rënë në pjesë opozitës së sotme, Berisha do tja kishte ngritur asaj patkonjt렠 brenda muajit. Kushedi sa e sa herë ka rrëzuar qeveritë socialiste gjatë këtyre viteve në pluralizëm. Tani është ndryshe. Ai tashmë është në pushtet. Të mos shpresojmë se një njeri si Kryeministri ynë me origjinë nga shtresat e thjeshta rurale, ardhur me valixhe druri në Tiranë, ku deri dje e gjeje duke kullotur lopët, të pretendojë të njohë dhe të analizojë rregullat e qeverisjes dhe të pluralizmit. Njëlloj sikundër të ishte në bjeshkët e larta dhe gjithçkaje tjetër që ndodhet në lartësi kur kundronte ultësirat, fushat, pjesët e ulëta të relievit, po kështu mendon e vepron ai kur qëndron në majat e pushtetit, si President dje dhe si Kryeminister sot. Kështu i shikon ai sot opozitën, Presidentin Topi, Prokuroren e Përgjithshme, e deri te shqiptari më i thjeshte. Ai po vepron me Shqipërinë sikur ta kishte një feud të trashëguar. Sundimi i Berishës është kthyer në një traditë politike, aq sa nuk është rastësi që në vitin 1997 ai u largua nga gryka e pushkës dhe në 2005 u kthye me buqeta me lule. Ky është nje realitet, madje një realitet kokëfortë, i cili e ka një shpjegim për rastin e Kryeministrit aktual. Një sundim i gjatë dhe në vazhdimësi shuan te njerëzit kujtimin e të vjetrës, duke mos u nxitur dëshirën për ndryshime, sepse çdo ndryshim do të ishte një humbje e gjatë kohe duke pritur pasardhësin e tij në PD, ose në qeverisjen e ardhshme të 2009. Kryeminstri ynë i sotëm është i vetmi politikan në Evropën Lindore që vazhdon të jetë në politikë qysh nga vitet 90-të. Me bindje se ësht렠 më i fortë se kurrë në politikë, nganjëherë me përmasat e një sundimtari të egër, jo largpamës, ai ndoshta po forcon, po fuqizon kundërshtarin e tij, z. Rama. Në shumicën e rasteve kushdo që ndihmon fuqizimin e tjetrit, punon për shkatërrimin e vet, sepse pushteti është frut i mendjes ose i forcës dhe të dyja si njëra dhe tjetra vjen një ditë, që keqpërdoren nga personi që është bërë i fuqishëm. Kryeministri ka një besim në vetvete më tepër se çduhet. Kush beson se është diçka, ka ndaluar të bëhet diçka. Përndryshe nga çfarë thamë, Kryeministrin tonë do ta quanim të ndershëm. Dhe në qoftë se është i tillë, të gjithë në kor do ti thoshim: Ti ishe një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.
Last Updated on Tuesda
Last Updated on Tuesda