Realizohet restaurimi i 660 monedhave nga Antigoneja
Gërmimet e shumta arkeologjike të kryera në Antigonë, që nga vitet gjashtëdhjetë e deri më sot, sidomos nga i ndjeri Dhimosten Budina, kanë zbuluar ndër të tjerë një numër të madh monedhash. Monedhat janë gjetje kryesore të një zbulimi arkeologjik, sepse ato datojnë sitin, zbulojnë lidhjet tregtare, pra qarkullimin monetar, orientimin e tregtisë, volumin dhe nivelin e shkëmbimit të mallrave, pra zhvillimin e një vendi. Monedhat e zbuluara kanë patur probleme për ruajtjen dhe studimin të shkaktuara nga qëndrimi në tokë për më shumë se 2100 vjet. Kështu që zbulimi i këtyre monedhave ndër vite ka bërë që jo të gjitha monedhat kanë qenë të lexueshme, ndërsa korrozioni kishte dëmtuar sipërfaqen dhe vazhdonte të zhvillohej, duke rrezikur ekzistencën e tyre. 660 copë monedha të këtij koleksioni, që ruheshin në kabinetin numizmatik të Institutit Arkeologjik, iu nënshtruan restaurimit dhe konservimit për të realizuar trashgimënin e tyre dhe për të bërë të mundur leximin dhe studimin përkatës për monedhat e palexueshme. Trajtimi u krye në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë pran qendrës së Studimeve Albanologjike. Sipas drejtorit të Shoqatës së Restauruesve Shqiptar, Frederik Stamatit, “Puna për restaurimin e këtyre monedhave filloi që nga viti 2009 dhe përfundoi në mes të janarit 2010”. Më tej ai tha se “Restaurimi i këtyre monedhave u arrit me një punë të sforcuar, duke punuar paradite e mbasdite, të shtuna dhe të diela. Kështu që kjo shifër është tej mundësive normale të punës, sepse laboratori ka detyra për të punuar edhe me objekte të tjera arkeologjike si dhe me objekte etnografike. Kjo punë dëshmon më së miri nevojën e këtij laboratori për të patur një numër shumë më të madh të kuadrove të kimisë për të përballuar nevojat urgjente që ka trashëgimia e objekteve me vlera kulturore dhe historike”- shprehu Stamati. Për zbulimin e këtyre monedhave është punuar në mënyrë shumë intensive për rreth një vit. Duke nxjerr në dritë 660 monedhat 2100 vjeçare. Nga ky grup monedhash vetëm 10 copë janë prej argjendi, ndrysa pjesa tjetër janë prej bronzi. Momentalisht monedhat ruhen dhe janë sistemuar në Kabinetin numizmatik, të QSA, në kushtet më të mira të arritura në Shqipëri, nga puna e specialistes numizmate, Prof.Dr, Shpresa Gjongecaj. Monedhat e zbuluar në Antigonë bëjn pjesë kryesisht në ato të Koinionit të Epirit, të prera rreth viteve 234-168 p.e.r. Të gjitha monedhat mbajnë të shkruar fjalën “EPIROTEN”. Monedhat klasifikohen në katër tipe: Ato që kanë figurën e Artemisës, ato të tipit Zeus-rrufe, ato më kryet e Zeusit dhe Dionës dhe ato të tipit Dion-trikëmbësh. Emrin Antigonë ia ka vënë Piroja i Epirit në vitin 270 p.e.r, për nder të së shoqes që quhej Antigona sepse ajo ishte thesprote. Antigoneja ka qenë një qendër e rëndësishme në Ilirinë e jugut. Akoma nuk dihet se kur është themeluar por dihet se u dogj në vitin 167 para erës së re nga konsulli romak Pal Emili, i cili si mundi ushtritë e Gentit dogji 70 qytete të Ilirisë së jugut , midis të cilëve edhe Antigonenë, e cila nuk e mori më veten kurrë. Gjatë këtij zbulimi janë gjetur edhe disa monedha republikane. 660 monedhat e restauruara jo vetëm janë të ruajtura në mënyrë të mirë por njëkohësisht po mundësohet studimi më i plotë numizmatik, që do të rezultojnë në të dhëna më të reja në tërësinë e studimeve të kryera deri më sot. Më përfundimin e restaurimit të grupit të monedhave prej 51 copë, arrin në më shumë se 1000 mijë numri i monedhave të restauruara gjatë vit 2009.
Shkrimtari Ismail Kadare mbush sot 74 vjeç
Sot shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare mbush 74 vjeç. Shkrimtari që u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, autori i romaneve të konsideruara si legjendë në letërsinë shqipe si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i përkthyer të paktën në tetë gjuhë të botës, "Muzgu i perëndive të stepës", "Koncert në fund të dimrit", do të nderohej më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias. Në prag të ditëlindjes së tij Kadare, Anëtar i Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie, anëtar i Akademisë së Berlinit, do ta kalojë këtë ditëlindje në Parisin e ftohtë. Kadare është gjithashtu fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjioz në botën anglishtfolëse. Aktualisht vepra e Kadare është përkthyer në 40 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. E veçanta e Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani "Dimri i madh" (1977). Përgjithësisht, vepra e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj.
Travolta dhe Washington, në kinema për publikun
Aktorët Denzel Ëashington dhe John Travolta, duket se kanë shtuar kureshtjen e publikut për të ndjekur filmin “ The Taking of Pelham 123”. Nga kinema Millenium bëhet e ditur se filmi ka ngjallur kureshtjen e publikut, i cili ka preferuar më shumë orët e mbrëmjes. Kështu pas një mungese gati 2 vjeçare, në ekranin e madh dy diva hollivudianë, kthehen dhe për më tepër në një film të vetëm. “The Taking of Pelham 123” (“Rrëmbimi i trenit Pelham 123”) është aksioni që i vendos aktorët Denzel Ëashington dhe John Travolta në rolet e protagonistëve. I pari është një ish drejtues i metrosë së Nju Jorkut, që pas akuzës për mitmarrje është caktuar të punojë në metro, ndërsa Rajder është personazhi i Travoltës, një kriminel i rafinuar që merr peng një vagon të trenit Pelham 123 me 18 udhëtarë. Në këmbim të jetës së tyre, Rajder (Ryder) dhe banda e tij i kërkojnë qytetit plot 10 milionë dollarë, brenda një ore. Në të kundërt pas këtij afati për çdo një minutë jeta e një qytetari do të merrte fund. U desh ftesa e regjisorit të njohur Tony Scott që Denzel Ëashington dhe John Travolta të shënonin një duet protagonistësh antagonistë në filmin “The Taking of Pelham 123”, që sjell një ngjarjeje te pazakontë në një metro të Neë York-ut; një pengmarrje e përgjakshme për një grusht të mirë parash. Ëashington dhe Travolta vihen përballë njëri-tjetrit, në një luftë të fortë nervash, por edhe në inteligjencë. Filmi drejtohet nga regjisori i mirënjohur Tony Scott, i cili gjithashtu vjen pas një mungese relativisht të ndjeshme në ekranin e kinemasë. Edhe dy protagonistët që ai zgjodhi për rolet kryesore gjithashtu kishin lënë një hapësirë bosh në ekranin e madh, ndonëse jo kaq të gjatë sa Scott. Denzel Ëashington kishte bërë dy filmat e tij në vitin 2007, ndërsa pas rikthimit në vitin 2009 shënon edhe tjetër film të ri që del këtë vit. John Travolta rolin e tij më të fundit e pati në vitin 2007, ndërsa në vitin 2008 i pati dhënë zërin një protagonisti në filmin “Bolt”.
28 Janar 2010