Rebelët kurdë, të dyshuar për vrasjet në Turqi

Rebelët kurdë kanë vrarë një grua shtatëzënë dhe fëmijën e saj 6 vjecar kur ata kanë shtënë në drejtim të policisë nga një vëturë në lëvizje.
Zyra e guvernatorit të krahinës juglindore të Batmanit bëri të ditur që fëmiju më i madh i gruas, bashkëshorti i saj dhe tre policë të jenë lënduar gjithashtu gjatë sulmit të së hënës.
Mësohet se sulmuesit u vranë më vonë gjatë një shkëmbim- zjarri me policinë.
Rebelët kurdë kanë rritur së fundi sulmet ndaj policisë dhe ushtrisë turke duke vrarë dhjetëra pjesëtarë të këtyre mekanizmave që nga muaji korrik.