E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, OECD: Mbyllen 13 milionë vende pune

Ekspertët ekonomistë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim kanë identifikuar njerëzit me kualifikim të ulët dhe të rinjtë si të prekurit kryesorë nga kriza financiare.

Në kuadër të një takimi të ministrave të Punës të vendeve të G20-ës në Paris, OECD njoftoi se që nga filimi i krizës në vitin 2007 në mbarë botën vendet e tyre të punës i kanë humbur mbi 13 milionë njerëz.

Sipas një deklarate të organizatës shkak për shqetësim është pabarazia në rritje e nivelit të të ardhurave, fakti që gjithnjë e më shumë lidhen vetëm kontrata të përkohshme pune dhe se pagat reale kanë mbetur në vend apo edhe kanë shënuar rënie në shumë vende.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›