Rebelët kurdë vrasin ushtarë turk
Truqi- Të paktën tetë ushtarë turq janë vrarë dhe 16 janë plagosur në një pritë të rebelëvë kurdë. Sulmi u zhvillua në Juksekovës pranë kufirit me Irakun dhe Iranin.
Trupat tokësorë dhe helikopterë luftarake kanë ndjekur sulmuesit sipas televizionit shtetëror. Disa mijëra rebelë të Partisë së Punës së Kurdistanit PKK besohet se kanë baza në strehimet në Irakun verior.
Dhjetra mijëra njerëz kanë vdekur që kurse PKK mori armët në vitin 1984. Forcat e sigurisë thanë për Reuters se rebelët kishin kaluar kufirin për të kryer sulmin një një postobllok policie dhe se ishin tërhequr përsëri pas në Irak.
Përleshjet ndërmjet PKK dhe forcave të armatosura turke janë rritur në juglindje të Turqisë gjatë vitit të kaluar dhe PKK në të shkuarën kanë kryer sulme me bomba në pjesë të tjera të vendit. Një bombë e fuqishme në Ankara në Shtator të vitit të kaluar vrau tre persoa dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Mësohet se kryengritësit filluan sulmin e tyre në një bazë të izoluar ushtarake gjatë natës dhe autoritet turke thonë se 10 kryengritësit u vranë në luftime. Qevwria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka marrë një linjë të fortë në rritje ndaj PKK-së.
Mijëra civilë kurdë që mendohet se kanë mbështetur lëvizjen janë arrestuar dhe ushtria është autorizuar për të ndjekur rebelët. Qeveria pranon se konflikti nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake dhe pse negociatat kanë bërë pak përparim. Pakicat kurde përbëjnë 1/5 e popullsisë turke dhe jetojnë gjithashtu në Iran, Iran dhe Siri.
PKK e cila është cilësuar si një organizatë terroriste nga BE dhe SHBA, ajo filloi një fushate guerrile në vitin 1984 për një atdhe etnik në zemër të juglindjes turke.
Dorina Bilbili/IDEA/