E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët e rikthyer në Korçë, vetëm 3 nga 138 janë punësuar

Korçë- Numri i emigrantëve që rikthehen në qytetin e Korçës nga emigracioni, kryesisht nga ai në shtetin grek, janë katër-fishuar në më pak se një vit.

Po ashtu projekti për punësimin e tyre në këtë qytet ka dështuar pasi Zyra e Punës nuk e përballon dot fluksin e madh të tyre e që mesa duket është në rritje.

Në vitin 2011 janë regjistruar 30 emigrantë të kthyer nga Greqia, pasi iu mbyllen vendet e punës në shtetin fqinj për shkak të krizës, e që kërkonin një punë pranë këtyre zyrave por deri në Muajin Maj të këtij viti ky numër ka kapur shifren e 138 emigrantëve të papunë.

Ndërkohë që nga këta emigrantë janë punësuar në Korçë vetëm 3 prej tyre e pjesa tjetër pret në statusin e të papunit për një vend pune për të mbajtur familjen.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›