Rebeli sirian ha zemrën e ushtarit, dënohet. Kujdes pamje të rënda (VIDEO)
Siri- Një video e cila tregon një rebel sirian duke shkulur zemrën e një ushtari të vdekur ka sjellë dënim të fortë ndërkombëtar.
BBC-ja raporton se ‘Human Rights Watch’ e ka identifikuar rebelin si Abu Sakkar, një kryengritëse në qytetin e Homs-it dhe tha se veprimet e tij ishin një krim lufte. Koalicioni kryesor i opozitës siriane tha se ai do të çohet në gjyq.
Video, e cilaa nuk mund të ketë vërtetim të pavarur, duket se tregon prerjen e zemrës së ushtarit sirian. ”Unë betohem për Zotin se ne do të hajmë zemrat tuaja dhe besimtarëve tuaj, ju qen ushtarë të Bashar-it”,- thotë burri duke iu referuar presidentit Bashar al-Asad, teksa ai qëndron mbi kufomën e ushtarit.
“Gjymtimi i organeve të armiqve është një krim lufte. Por çështja është edhe më serioze në retorikën sektare dhe dhunës”,- tha Peter Bouckaert nga HRW për agjencinë e lajmeve Reuters.
Video, u postua të dielën dhe është një nga më të frikshmet që dalin në mesin e shumë të tillave që janë hedhur në internet në dy vitet e kasaphanës në Siri.
OKB-ja thotë se 70,000 njerëz janë vrarë që kur kryengritja kundër presidentit Bashar al-Asad filloi në mars të vitit 2011.
Konflikti në Siri do të jetë në qendër të bisedimeve në Rusi midis Presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Të hënën, kryeministri Cameron dhe Presidenti i SHBA-ve Barak Obama shprehën shpresë se Rusia do të ndihmojnë për të bindur presidentin Assad të japë dorëheqjen.
Dorina Bilbili/IDEA/