Tifozët prishin festimet e PSG-së, dhjetra të plagosur në trazirat në Paris
Festimet e titullit të klubit të futbollit Paris Saint-Germain, i cili mori vendin e parë në ligën franceze në 19 vjet janë prishur nga përleshjet midis tifozëve dhe policisë.
Kreu i policisë në Paris, Bernard Boucault tha se 30 vetë u plagosën, duke përfshirë tre policë. Teksa tha se u deshën 800 trupa policie për të sjellë situatën nën kontroll.
Përleshjet shpërthyen pasi 10,000 tifozë priten më shumë se një orë që lojtarët e PSG-së të mbërrinin në Trocadero Place du, pranë Kullës Eifel.
Policia u zhvendos dhe hodhi gaz lotsjellës pasi ndaj ekipit u hodhën objekte të ndryshme dhe tifozët vërshuan drejt podiumit të lojtarëve.
Njëzet e një persona u arrestuan në mes të dhunës. Pas përleshjeve të së hënës, Z. Boucault ka thënë: “Përfundimi që mund të nxjerrim është se nuk do të ketë më asnjë ngjarje si kjo në një vend publik për Paris Saint-Germain”.
Klubi ka lëshuar një deklaratë, e cila tha se festa ishte ” prishur nga disa qindra turbullues të cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me futbollin”.
“Paris Saint-Germain është më i vendosur se kurrë për të ndërtuar një klub të madh evropian, i denjë për kryeqytetin francez”,- shtoi deklarata.