Rebelim prokurorësh “Ministria e Drejtësisë s’ndan pushtetet”
21/03/2012 Shoqata: Raporti tendecioz, demotivon prokurorët
Prokurorët iu kundërpërgjigjën akuzave të Ministrisë së Drejtësisë, duke u shprehur se ajo shkel hapur parimin e ndarjes së pushteteve. Kështu, dje Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin sot për ato që i cilëson sulme të vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë kundër trupës së prokurorëve. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp kjo shoqatë përgënjështroi dhe hodhi poshtë si të pavërteta konkluzionet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, duke nxjerrë përfundime mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjeve, çka del jashtë objektit të kontrollit të përcaktuar në nenin 56 të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. “Sipas Kushtetutes dhe ligjit, vendimet e prokurorëve kontrollohen vetëm nga gjykata dhe prokurorët më të lartë, por jo nga pushteti ekzekutiv”. Më tej, shoqata duke iu drejtuar opinionit të gjerë publik, theksoi se shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtësisë nuk qëndrojnë. Në reagim thuhet se, “Ato janë tendencioze dhe kanë si qëllim të vetëm të denigrojnë punën e prokurorëve dhe t’i demotivojnë në përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore”. Më tej Shoqata e Prokurorëve parashtron analizën e punës së bërë për vitin 2011. “Për vitin 2011 organi i Prokurorisë, në rang republike ka përfunduar 27.472 çështje, nga të cilat 19.684 procedime dhe 7.788 mosfillime procedimi. Ministria e Drejtësisë ka ushtruar kontroll vetëm për 653 procedime penale dhe mosfillime, të cilat zënë rreth 2,4% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara. Nga 653 çështje të kontrolluara, Ministria e Drejtësisë ka pretenduar se janë kryer shkelje në 77 çështje penale, ose në rreth 12% të çështjeve të kontrolluara. Pra, në raport me numrin e përgjithshëm të çështjeve të përfunduara gjatë vitit 2011, ato të pretenduara me shkelje, sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, zënë vetëm 0,28% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara”,-thuhet në reagim. Gjithashtu prokurorët thanë se, “Vetëm po t’u referohemi shifrave të mësipërme del se konkluzionet e Ministrisë së Drejtësisë janë jo objektive. Nga një shqyrtim profesional i përmbajtjes së raportit të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se shumica e shkeljeve të pretenduara nuk qëndrojnë. Madje, edhe ato që qëndrojnë, në shumicën e rasteve janë të karakterit formal dhe nuk kanë ndikuar në mënyrën e zgjidhjes ligjore të çështjeve”. Sipas Shoqatës së Prokurorëve, rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, që kërkon marrjen e masave disiplinore për 59 prokurorë duke pretenduar se kanë kryer shkelje në 77 procedime, nuk qëndrojnë, janë absurde e të papranueshme.
Raporti i Ministrisë së Drejtësisë
“Me shkelje 49 procedime, u atribuohen 59 prokurorëve”
Ministria e Drejtësisë e akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin në rastin e hetimit të çështjeve nga ana e prokurorëve, të cilët nuk kanë respektuar afatet ligjore. Sipas raportit të kësaj ministrie, i cili i është dërguar anëtarëve të Komisionit parlamentar të Ligjeve, thuhet se, “Qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë është se qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme përbën pengesë të ushtrimit të mekanizmave kushtetues dhe ligjorë të kontrollit të pushteteve dhe organeve kushtetuese. Prokurori i Përgjithshëm në 3 raste ka kundërshtuar kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë me argumentin se janë në kapërcim të kompetencave të parashikuara në nenin 56 të ligjit për Prokurorinë. Në 10 raste kontrolli, Prokurorit të Përgjithshëm i është rekomanduar nisja e procedimit disiplinor për 59 prokurorë”. Në raport thuhet se, nëpërmjet 16 kontrolleve të ushtruara është inspektuar veprimtaria e 12 prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit. Konkretisht, rrethet gjyqësore të Dibrës, Elbasanit, Korçës, Kukësit, Kurbinit, Pogradecit, Shkodrës, Tiranë, Vlorë dhe Shkalla e Parë për Krimet e Rënda dhe 2 Prokurori Apeli në Durrës dhe Tiranë. U kontrolluan 653 procedime penale nga të cilat 121 në shkallën e parë dhe 532 në apel. Kanë mbuluar procedime penale të viteve 2005 deri në 2011. Nga 121 procedime penale të kontrolluara në shkallën e parë janë konstatuar me shkelje 49 procedime që i atribuohen 59 prokurorëve”.
“Ministria e Drejtësisë nuk përmbushi detyrimin ligjor për të përcjellë në Prokurori rekomandimet vjetore të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit”
“Nga 653 çështje të kontrolluara, Ministria e Drejtësisë ka pretenduar se janë kryer shkelje në 77 çështje penale, ose në rreth 12% të çështjeve të kontrolluara”.
“Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, çka del jashtë objektit të kontrollit”.