Media botërore: “Kriza politike, BE paralajmëron Shqipërinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Mediat ndërkombëtare raportuan dje deklaratën e bërë nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, gjatë vizitës në Tiranë, i cili tha se kriza politike që po kalon vendi mund të rrezikojë perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë që ka folur me nota kritike për krizën politike në Shqipëri, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin ka vlerësuar reformat e arritura në drejtim të plotësimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. “E para do të ishte përgëzimi ndaj vendit tuaj për arritjet në përmbushjen e aspiratave evropiane. Fakti që jemi në procesin e përgatitjes së opinionit dhe se presim përgjigje për shumë prej pyetjeve që kemi dërguar, mendoj se është prova më e mirë për progresin tashmë të arritur nga vendi juaj në një detyrë jo dhe aq të lehtë”, - tha komisioneri Fule pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. “Së dyti, në diskutimin tonë, i theksova Kryeministrit dhe delegacionit të tij, rëndësinë e pjesës politike të Kritereve të Kopenhagenit. Në qendër të përpjekjeve tona dhe në fokus të Shqipërisë do të jetë fakti se si Shqipëria po trajton Kriteret e Kopenhagenit, konkretisht: Liritë Themelore, Shtetin Ligjor dhe Forcimin e Demokracisë”,- ka pohuar më tej Fule. Lidhur me krizën politike ai shtoi se një parlament thellësisht funksional është thelbësor për një funksionim të plotë të demokracisë.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010