E Diel, 1 Nëntor 2026

Reçipetat mund të na sëmurin

Reçipetat? Përveçse një
armë e fortë joshëse, janë
edhe një veshje e domosdoshme,
me një funksion shumë
të rëndësishëm në shfaqjen e
"linjave" femërore. Në fakt, një
grua që vesh një veshje të
shtrenjtë, ndihet mirë
dhe rehat, gjithashtu
edhe e vlerësuar në aspektin
estetik. Reçipetat me
mbushje e bëjnë gjoksin
të duket më i madh. Me
këtë pamje të jashtëzakonshme
që përftojmë,
çdo veshje do të duket
bukur në trup. Rëndësia
strategjike e këtij aksesori
intim shumë të domosdoshëm
është i dukshëm
veçanërisht për zonjat me
gjoks të madh, ose ato që
frekuentojnë rregullisht
palestrën. Në këtë rast,
fakti që mund të besojnë
te një palë reçipeta të cilat
"mbajnë" gjithçka "në
vendin e duhur" dhe në të
njëjtën kohë të përmirësojë
siluetën, është një
qëllim nga i cili nuk mund
të heqësh dorë lehtësisht.
Çdo femër ëndërron të jetë e
bukur, tërheqëse dhe seksi. Kur
ecën në rrugë, kur punon në një
zyrë, apo kur del me të dashurin.
Për t‘u ndjerë e bukur duhet të
ketë dhe reçipeta të tilla. Një palë
reçipeta seksi i japin gjoksit
formën perfekte.
Pavarësisht dëshirës për të
qenë sa më joshëse, janë të
shumta femrat që i zgjedhin rastësisht
reçipetat, duke u bazuar
vetëm te elementet estetike. Por
ekspertët këshillojnë: një palë
reçipeta jo të rehatshme mund të
dëmtojnë shëndetin, duke provokuar
dhimbje shpine, por edhe
probleme me tretjen e ushqimit,
dhimbjen e kokës dhe alergjisë.
Alarmi vjen nga shoqata britanike
e kiropraktikëve, që tërheq
vëmendjen për rëndësinë e reçipetave
për të zgjedhur këtë
veshje të rëndësishme në bazë të
madhësisë së gjoksit. Ashtu siç
thekson edhe "Indipendent",
shenjat që duhet të kenë në vëmendje
femrat janë të thjeshta
për t‘u njohur: reçipetat nuk duhen
mbajtur nëse pjesa ku
mbërthehen ngrihet lart vazhdimisht,
kur ndiejmë se shpatullat
varen përpara, ose nëse gjoksi
lëviz edhe kur reçipetat janë të
reja. Në këtë rast, ngushëllimi i
vetëm është se kënaqësia është
gjysma e dhembjes. Sipas ekspertëve
në Britaninë e Madhe (e
njëjta gjë vlen dhe për të gjithë
botën), gratë që mbajnë një palë
reçipeta të parehatshme janë 70
për qind.
E keqja është se një palë reçipeta
të parehatshme, që mbahen
për një periudhë të gjatë, shkaktojnë
dëme serioze, sidomos për
gratë me gjoks të madh. Nëse reçipetat
nuk janë të përshtatshme,
pesha e dy gjinjve u ngarkohet
shpatullave, me pasoja shkatërruese
për shëndetin e shpinës, që
me kalimin e viteve është e destinuar
të përkeqësohet. Nëse
reçipetat nuk bëjnë punën e tyre,
atëherë femra kompenson efektet
e forcës së gravitetit, duke
ndryshuar mënyrën e ndenjes së
trupit, dhe ky fakt përveçse provokon
dhimbjen e shpinës, mund
të shkaktojë edhe dhimbje koke,
probleme me frymëmarrjen,
madje dhe dhimbje stomaku.
"Reçipetat kanë funksionin e një
ure të fortë", shpjegon drejtuesi i
shoqatës britanike të kiropraktikës.
Si mund t‘i zgjedhim reçipetat
e duhura? Fillimisht duhet t‘i
kushtojmë rëndësi formës dhe
përmasës së kupave, treguar në
pjesën e brendshme ku
mbërthen, nga A-ja deri te F-ja, sipas
madhësisë së gjoksit.
Kupa është e duhura
vetëm nëse nuk e "pret"
askund gjoksin: ky rregull
vlen për të gjitha llojet e
reçipetave, përfshi dhe
ato "ballkon".
Prerja e duhur gjendet
në këtë mënyrë:
duke veshur reçipetat,
pjesa e rripit që lidhet
rreth shpinës duhet të
qëndrojë në mënyrë perfekte
horizontalisht gjatë
gjithë kohës dhe të mos
ngrihet lart në nivelin ku
janë fiksuar fiksuesit e
rripave. Në fakt nuk janë
rripat që qëndrojnë mbi
shpatulla ato që kryejnë
funksionin e mbajtjes,
por ai që lidhet rreth
bustit. Rripi duhet të
rrethojë të gjithë bustin,
duke qëndruar i palëvizur,
pa të shtrënguar
shumë dhe të ketë gjatësinë e
duhur, në mënyrë që pasi të
hiqen, të mos lënë shenja të kuqe
mbi lëkurë. Gjinjtë duhet të mbulohen
pjesërisht nga kupat. Aty
ku mbaron kupa e reçipetit,
përgjatë kufirit superior, linja duhet
të jetë e lirë, nuk duhet të lërë
shenja.
Reçipetat duhet të qëndrojnë
të puthitura pas bustit, pa të
bezdisur, ose më keq akoma të krijojnë
gërvishtje mbi lëkurë. Kur
zgjidhen një palë reçipeta, duhet
pasur parasysh që volumi i gjinjve
mund të pësojë luhatje në
varësi të peshës së trupit, por
edhe gjatë fazave të ndryshme të
ciklit menstrual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›