Red Bull dominon edhe në Kinë, Fetel, përpara Veber e Alonsos
Edhe në çmimin e Madh të Kinës, Red Bulli e nis përsëri garën përpara të gjithëve. Sebastian Fetel, i cili ka regjistruar kohën më të mirë në Shangai dhe Mark Veber, që u klasifikua i dyti në provat zyrtare, i kanë “dhuruar” skuadrës austriake “pole position”-in e katërt në katër gara (tri Fetel dhe një Veber). Si zakonisht kohët e vendosura tregojnë një panoramë të qartë: mes tyre dhe pilotëve të tjerë ka diçka më shumë se gjysmë sekondi distancë. Një diferencë jo e parikuperueshme, por mjaft domethënëse. Pas dy makinave Red Bull në kualifikime u rendit Fernando Alonso. Pas spanjollit të Ferrarit ndodhet Niko Rosberg me Mercedes Gp, i shkëputur vetëm me një të dhjetën e sekondës. Paraqitje jo e kënaqshme për liderin e botërorit, ferraristin tjetër Felipe Masa, i cili e nis garën nga vendi i shtatë, por edhe për gjermanin Mikael Shumaker, që është i nënti. Baton dhe Hemilton me makinat MekLaren, u klasifikuan në vendet pesë dhe gjashtë. Gara starton në orën 09.00 me orën shqiptare.
#