Salihi titullar, Cana sërish jashtë
Hamdi Salihi është rikthyer në formacionin titullar të Rapidit të Vjenës pas disa javëve mungesë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si titullar në fitoren 3-0 që skuadra e drejtuar nga Peter Pakult arriti në fushën e saj përballë SC Magna Vjener Neushtadt. Shkodrani u zëvendësua në minutën e 77-të të lojës nga Trimel, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë shpërdoroi një shans të pastër për shënim. Golat për Rapidin u realizuan nga Jelaviç (dy) dhe Hofman. Vetëm tribunë për Lorik Canën në Premiershipin anglez. Edhe pse kërkonte me ngulm të luante përballë Bërnlit, mesfushori shqiptar nuk u rikuperua në kohë nga dëmtimi në ije. Pavarësisht se luanin pa Canën dhe Katermol, “macet e zeza” fituan me rezultatin 2-1. Në Serinë A italiane, Erjon Bogdani ka qëndruar 90 minuta në stol, në fitoren 2-0 të Kievos kundër Livornos.
#