Leo: Nuk mendoj për të ardhmen, erdha për 3 vjet, por qëndrova 13
Milan
Tema e ditës te Milani nuk është sfida me Sampdorian dhe shanset matematike për titull, por e ardhmja e trajnerit Leonardo. Drejtuesi i stolit kuqezi mohon spekulimet se ka prishur kontratën me klubin, marrëveshje që përfundon në qershor të vitit 2001. “Nuk më duket se është nevoja ta sqaroj këtë situatë. Nuk e kam prishur kontratën. Nuk ndodhem këtu për të menduar për të ardhmen, ose për karrierën. Ajo që më lidh nuk është një kontratë, kurrë nuk ka për të ndodhur kështu. Kur erdha te Milani si lojtar firmosa për tri sezone, por tashmë jam pjesë e klubit prej 13 vitesh. Mendoj vetëm për të tashmen”, tha tekniku brazilian.
#