E Diel, 1 Nëntor 2026

Man. Siti, derbi i mallkuar, Skolls i jep shpresë Junajtid

Premiership

Ashtu si ndodhi edhe në ndeshjen e parë, ka shërbyer një gol në minutat shtesë për të vendosur fituesen në derbin e Mançesterit, i vlefshëm për javën e 35 të Premiershipit anglez. Edhe kësaj radhe, festa ka qenë për lojtarët e Junajtid, të cilët arritën të merrnin tri pikë mjaft të rëndësishme në luftën për titull. Goli i fitores për skuadrën e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson u realizua nga Pol Skolls, që në minutën e 93 ka devijuar saktësisht drejt rrjetës një harkim perfekt të Evra nga e majta. Deri në ato momente, “Djajtë e Kuq” me Runin që u aktivizua si titullar, por luajti vetëm 29 minuta, kishin krijuar më tepër volum loje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›