E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyhet në Lezhë, Bylis shtyn festën

Kategoria I

Bylis detyrohet të shtyjë festën për titullin kampion në Kategorinë e Parë. Ballshiotët u mposhtën me rezultatin 1-0 në Lezhë përballë Besëlidhjes. Një humbje që nuk ka kaluar pa polemika, pasi skuadra e drejtuar nga Ilir Spahiu protestoi ashpër pas golit të Lamnicës në të 58-tën. Në takimet e tjera të luajtura dje, Memaliaj ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Gramshit, Pogradeci vuajti, por mori tri pikët e plota kundër Sopotit të vendit të fundit, Ada mposhti 3-1 Luftëtarin, ndërsa Turbina dhe Bilisht Sport ndanë nga një pikë në Cërrik. Sot do të luhen edhe tri ndeshjet më të rëndësishme të javës së 26-të. Supersfida është padyshim ajo e “Roza Haxhiut”, ku Lushnja pret Partizanin në garën drejt Kategorisë Superiore. Elbasani pret Burrelin, ndërsa Kamza përballet me Skraparin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›