Raskaj zgjedh Kosovën

Anel Raskaj u ka dhënë fund dyshimeve se për cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen. Mesfushori me prejardhje nga Prizreni ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën pasa Suedisë.
Shteti skandinav ishte një opsion për mesfushorin e talentuar të Halmstadsit. Por 20-vjeçari në fund vendosi që ta përfaqësojë vendin ku ka lindur dhe ku i ka marrë hapat e parë si futbollist.
“Ka nga ata që thonë se do të vërehesha më mirë nëse do të luaj për Suedinë, por mua më rrah zemra për Kosovën”, ka deklaruar ai, për uebfaqen suedeze fotboll.expressen.se.
Raska, i cili nuk ka nënshtetësi suedeze, ka diskutuar me Federatën e Kosovës dhe selektorin e përfaqësueses U-21 të Suedisë, Jorhen Lennartsson. Ky i fundit e ka përshkruar kosovarin si një futbollist të rëndësishëm, por ai ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
“Mendoj se të gjithë futbollistët ëndërrojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre. Tani jam një hap më afër për ta bërë këtë”, ka theksuar Raskaj, i cili nga ekspertët e futbollit suedez krahasohet me ish-yllin francez, Zidane.
20-vjeçari me përfaqësuesen e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje derisa ka debutuar në takimin miqësor kundër Kombëtares B të Shqipërisë, që ishte zhvilluar me 17 shkurt në Prishtinë, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai këtë moment e ka përshkruar si më të rëndësishmin në karrierën e tij të deritanishme.
“Ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të jem aty dhe të këndoj himnin kombëtar. Unë gjithmonë e kam konsideruar veten shqiptar, shqiptar të Kosovës. Unë jam rritur atje, kam shkuar në shkollë atje dhe kam shumë miq dhe të afërm”, ka përfunduar Raskaj.