E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe ben 2 ndryshime ne formacion per ndeshjen me Rumanine

Duke lënë pas keqardhjen për humbjen në Luksemburg që na hoqi shanset për vend të tretë, por edhe humbjen e fundit në Francë, kombëtarja shqiptare ka hedhur vështrimin nga ndeshja ndaj Rumanisë në “Qemal Stafa”, të cilën thotë me bindje se mund ta fitojë.

Trajneri Kuzhe bën dy lëvizje, duke i dhënë vendin e titullarit Sabien Lilajt që luan në Kroaci dhe Bakajt që luan në Rumani.

Ja formacioni: Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Lila, Lala, Lilaj, Roshi, Bakaj, Salihi e Bogdani.
Kuzhe kërkon mposhtjen e rumunëve.

Po kontrata e tij e re?

Në krah të trajnerit këtë herë nuk është Cana, por vetëm kapiteni veteran Lala. Për Altinin duhet fituar.

Duhet fitore, por siguri nuk ka. Gjithsesi, 11 pikë nuk do ishin një bilanc i keq eleminator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›