Reeker matë pulsin për formimin e një qeverie të gjerë në Serbi

Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Beograd, diplomati amerikan, Philip Reeker ka biseduar me drejtuesit e Partisë Përparimtare, Socialiste, Rajonet e Bashkuara dhe të Liberal-demokratëve.
Ai është takuar shkurt edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq me ç’ rast është konfirmuar se Serbia do të bashkëpunojë me SHBA, kurse departamenti i shtetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën qeveri të cilën e zgjedh Kuvendi Popullor i Serbisë.
Pyetjes nëse Reeker ka pasur ndo një kusht të fshehur që ka të bëj me koalicionin e gjerë, Nikoliq ka thënë ndoshta me ndonjë tjetër. “Presidentit të shtetit askush nuk guxon tia parashtrojë dëshirat e fshehta”, ka deklaruar ai.
Nga të gjitha takimet e diplomatik të lartë amerikan nuk janë dhënë njoftime por mediat e Beogradit thonë se takimi me Daçiqin, mandatar për formimin e qeverisë serbe ka zgjatur mbi një orë e gjysmë, raporton RTK.
Dyshimet se SHBA nuk shikojnë me miradije propozimin që Daçqi të bëhet kryeministër janë thelluar pas vizitës së tij në Rusi e cila ka treguar interesim për blerjen e sistemeve të mëdha e të pa privatizuar serbe sikurse është EPS (Elektro-ekonomie e Serbisë) ose Telekomi.
Ky dyshim është shtuar pas mosmarrëveshjeve rreth deklaratave të Daçiqit gjatë Vidovdanit lidhur me kthimin e forcave serbe të sigurisë në veri të Kosovës e veçmas analiza e “skandalit” rreth betimit të xhandarmërisë autor i së cilës është komandanti i saj gjenerali Bratislav Dikiq.
Mediat serbe raportojnë se Dikiq është njeriu i besueshëm i Daçiqit që bën pjesë në radhën e oficerëve të cilët Uashingtoni qysh më herët nuk i shikon me sy të mirë. Daçiq më vonë me interpretimin e deklaratave të veta dhe dënimin e këtij betimi u përpoq t’i korrigjojë këto lëshime.
Në prag të takimit me Reeker-in, Daçiq ka thënë se është i bindur se SHBA-ja nuk ka ndërmend të implikohen në formimin e Qeverisë së Serbisë.
Ai ka nënvizuar se SHBA-ja është një nga partnerët kryesor të Serbisë dhe se po punohet në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që është konfirmuar edhe me angazhimin e tij si ministër i policisë gjatë katër viteve të shkuara.
Sipas mediave elektronike të Beogradit diplomati amerikan sonte organizon darkë për përfaqësuesit e jetës politike serbe, kurse nesër pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Boris Tadiqin.
Sikurse kanë deklaruar për mediat në Ambasadën amerikane në Beograd, vizita e Reeker-it është pjesë e vizitave të tija të rregullta në rajon, kurse ai në Beograd ka ardhur me qëllim të bisedoj me shumë zyrtar të qeveruisë serbe dhe drejtuesit e partive politike, sikurse ka qenë rasti edhe gjatë vizitave të tij të mëhershme.
Mirëpo, mediat e Beogradit kanë njoftuar se Philip Reeker e Philip Gordon, të dërguarit e sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton do të qëndrojnë në Beograd në vizita të ndara në mënyrë që me aktorët kryesor politik të bisedojnë për formimin e qeverisë së ardhshme serb dhe të përcjellin qëndrimin Washingtonit në favor të formimit të koalicionit të madh ndërmjet Partisë Përparimtare (SNS) të Nikoliqit dhe demokratëve (DS) të Tadiqit.
Media serbe shkruajnë se Washingtonin më së shumti e brengos fakti se situaat e keqe ekonom mike në vend mund t’i shtyjë socialistët dhe përparimtarët – nëse ata e formojnë qeverinë- që t’i kthehen populizmit dhe nacionalizmit, në mënyrë që vëmendjen të vendosin në “çështje të mëdha kombëtare” e para se gjithash në Kosovën.
Duke qenë se për SHBA-në Kosova është projekt me rëndësi të madhe që duhet ta arrijë finalen e vet gjatë mandatit të qeverisë së re të Serbisë, nxitja e temave nacionaliste e populiste do ta rrezikonte në tërësi këtë projekt.
Mediat vlerësojnë se është për t’u pritur si për këtë, por edhe
për disa tema tjera Reeker do të bisedojë me personalitetet kyçe në skenën politike të Serbisë, e me qëllim që të “matë pulsin” e drejtuesve të përparimtarëve e të socialistëve por edhe me bisedën me demokratët ta krijojë hapësirën për formimin e koalicionit të madh.
Kurse ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon vjen në Beograd më 8 e 9 korrik e pastaj do t’i vizitojë edhe disa qendra të rajonit.