Ref. zgjedhore, PD e PS s’bien dakord për kutitë e votimit

Socialistët kanë kërkuar që kutitë e materialeve zgjedhore të hapen në vendin ku do të numërohen votat, por demokratët e kundërshtojnë këtë.
Megjithatë, mazhoraca shprehet optimiste se kjo çështje do të mund të tejkalohet dhe brenda 15 majit do të mund të mbyllet reforma zgjedhore. Eksperti demokrat i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, u shpreh pas mbledhjes, se diskutimet midis mazhorancës dhe opozitës kanë lidhje me një nen, i cili bën ndryshim thelbësor në kompromisit.
“Është bërë një formulim, i cili ndërron thelbësisht këtë konsensus të arritur dhe që do të krijonte një problem shumë të madh, duke sanksionuar ngarkesën e punës. Kjo do të rrënonte procesin ankimor dhe do ta zgjaste në mënyrë të skajshme.”, theksoi Bylykbashi.
Ai shtoi se kompromisi është i thjeshtë për t’u gjetur. “Besoj që kompromisi është shumë i thjeshtë për t'u gjetur. Ajo që nuk shkon është futja e këtij formulimi në mënyrë jo të rregullt në komision. Besoj që riformulimi nga ekspertët mund ta sjellë menjëherë kompromisin”, shtoi.
Eksperti demokrat tha se deri më tani të gjitha nenet e tjera janë pranuar, ku vetëm për pjesën e votimeve janë miratuar me konsensus rreth 30 nene. “Me përjashtim të disa pjesëve, të gjitha u pranuan. Gjithashtu, personeli teknik, ai që do të ketë tagrin për të vëzhguar gjithçka. Koncepti i vëzhgimit do të jetë i pandryshuar. Kodi Zgjedhor nuk vuan për këtë çështje. Besoj që është e mundur që i gjithë procesi të mbyllet brenda 15 majit”, theksoi. I pyetur nëse është futur në diskutim propozimi i partive të vogla, Bylykbashi tha se deri më tani po ndiqet agjenda e përcaktuar nga komisioni i Reformës Zgjedhore.
Në një prononcim të mëvonshëm, bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se mazhoranca kundërshtoi nenin përkatës, për të cilin ishte rënë dakord që prej një muaji. “Shumica kundërshton një tekst për të cilin ka një muaj që është rëndë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave. Ata në mënyrë të papritur e mohojnë këtë se nuk është teksti që nuk kemi rënë dakord. Pala demokrate e mohon këtë, duke thënë se nuk është teksti që është rënë dakord, ndërkohë që mjafton të thonë se çfarë teksti kanë shpërndarë.
Teksti është pikërisht ai që i negociuar dhe ai që është rënë dakord. Pika 6 e nenit thotë: "kutitë e materialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimimit, kur ka mospërputhje me fletët e votimit, kur nuk është përdorur teknologjia në qendra, raste klasike të ankimit, kishim rënë dakord, kemi komunikimet e ekspertëve, teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komisionit të reformës dhe sot krejt papritur PD nuk bie dakord. Po kërcënohen afatet, pasi çdo vonesë mund të kërcënojë afatet”, deklaroi Gjiknuri. /S.Ll/Start/
2012-05-04 13:17