Rrëzohet kandidatura e Topit

Gjatë paradites së sotme është zhvilluar seanca dëgjimore në komision, ku deputetët e opozitës kanë braktisur mbledhjen.
Demokratët kanë shprehur shqetësimin mbi profesionin dhe eksperiencën e Shehut, duke nënvizuar se ai nuk ka eksperiencën e duhur. Deputetët e PD-së në këtë komision dhanë 11 vota kundër kandidaturës, ndërsa socialistët braktisin votimin, duke mos u marrë gjithsesi as pjesë në debat.
Nuk pritej ndonjë surprizë në këtë drejtim, pasi një ditë më parë, kryeministri Berisha e tha qartë që Shehu nuk ishte personi i duhur për në KLSH dhe se ai ishte një kandidaturë politike. Kandidatura Shehu tha midis të tjerash, se institucioni i KLSH-së, duhet të jetë i pavarur. “KLSH-ja duhet të jetë i pavarur nga qeveria, dhe se roli i saj është të rrisë rolin auditues dhe të dërgojë shkelësit para drejtësisë”, tha Shehu para deputetëve.
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, komisioni harton një raport për kandidaturën dhe më pas dërgohet në Parlament për t’u miratuar në seancë. Historikisht, vendimi i marrë nga deputetët në komisione nuk ndryshon me vendimin që merret në Parlament.
Sali Shehu ka qenë deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën e kaluar (2005-2009) dhe do të jetë parlamenti ai që do të vendosë përfundimisht për të.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit sipas Nenit 162 të Kushtetutës, zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës dhe qëndron në këtë detyrë për 7 vite me të drejtë rizgjedhjeje. /S.Ll/Start/
2011-11-01 11:30