Tiranë, raste mashtrimesh me hipotekat

Anila Bisha
Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me disa raste mashtrime mbi procesin e hipotekimit të pronës së paluajtshme. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e këtij institucioni Anila Bisha tha se ditët e fundit qytetarët kanë denoncuar disa raste të tilla.
Rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6 në kryeqytet, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për tiu përshpejtuar procesin e hipotekimit, tha zëdhënësja e bashkisë.
Bisha u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi bashkia do të veprojë nëpërmjet ligjit dhe jo sekserëve ndërsa rastet e denoncuara po hetohen.