“Referendumi, mundësi për konfirmimin e Edi Ramës si ‘lider’ antishqiptar”

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
“Referendumi i jep dhe një shans Ramës që më në fund të “konfirmohet si lider”, lider i antishqiptarëve”. Kështu u shpreh dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu lidhur me propozimin e kryeministrit Berisha për zhvillimin e një referendumi kombëtar, për miratimin 3 ligjeve të statusit në BE. Sipas saj, 94 për qind e shqiptarëve janë “pro” integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, çka rrit presionin ndaj lidershipit socialist, për të mos zvarritur të ardhmen evropiane të vendit. Ajo tha se referendumi do t’i japë mundësi Edi Ramës të konfirmohet si lider antishqiptar. “Referendum për të votuar 3 ligjet? Absolutisht po! 94 për qind e shqiptarëve janë pro! Referendumi i jep dhe një shans Ramës që më në fund të “konfirmohet si lider”, lider i antishqiptarëve!”, shkruan ministrja Bregu në faqen e saj zyrtare në Facebook. Ndërkohë, roli bllokues i Partisë Socialiste, padyshim që, ka krijuar vështirësi në raportet Shqipëri-BE, pasi për të tretën herë radhazi vendit i refuzohet statusi, por gjithsesi përgjig
...