E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi për imunitetin: Kushtetuta se lejon deri në 2014-tën

Zgjidhja më e mirë për ndryshimet kushteteuese është që tu jepet e drejta qytetarëve për të vendosur për ligjin themeltar të vendit.
Ndërsa e ka cilësuar një hap poztiv vendimin për referendum për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, thotë se afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë për mbajtjen e referendumit janë të limituara.
 

Sipas përcaktimeve kushtetuese duhen të paktën 90 ditë për mbajtjen e këtij referendumi, periudhë kjo që përkon me vitin elektoral të zgjedhjeve parlamentare të 2013.
 

Por Hazizaj nuk përjashton edhe mundësinë që klasa politike ti rikthehet në sesionin e ri në muajin shtator debatit politik për ndryshimet kushtetuese. Ky fakt argumentohet nga Hazizaj me faktin se është e pamundur mbajtja e një referendumi brenda një viti elektoral.
 

Një ditë më parë Kuvendi dështoi në votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjene imunitetit të zyrtarëve të lartë. Në kushtet kur opozita u deklarua kundër votimit të këtyre ndryshimeve vetëm për heqjen e imunitetit, Kryeministri njoftoi se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin përmes referendumit nëse u duhet hequr imuniteti zyrtarëve të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›