Refleksionet e Edi Ramës
Pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, Edi Ramës i duhej të ndeshej me kritikat e ashpra dhe fraksionet brenda partisë së tij. Zhgënjimi i mosardhjes në pushtet u shtri gjerë në bazat socialiste dhe kjo e rrezikonte autoritetin dhe pozicionin e Ramës si kryetar i PS. Ndërsa Lëvizja e Mendimit Ndryshe, e kryesuar nga Ben Blushi, bënte thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe identifikonte arsyet e humbjes së PS, si për shembull; mungesa e programit, personalizimi i fushatës, sloganet e paefektshme ‘përtej të majtës dhe të djathtës‘, ‘politikë e re dhe politikë e vjetër‘, Rama planifikonte rikonsolidimin e tij si kryetar i PS dhe rifitimin e zemrave socialiste që ta donin kryetarin e tyre ashtu siç e deshën përpara zgjedhjeve të qershorit. Por, që të rifitonte dashurinë dhe përkushtimin e socialistëve të thjeshtë Ramës i duhej të reflektonte dhe të ndryshonte strategjinë politike.
Me t‘u rizgjedhur në krye të PS-së, Rama nisi të korrigjonte gabimet e bëra gjatë fushatës duke ndryshuar taktikë politike, mediatike dhe komunikimi me bazën socialiste. I akuzuar për mungesën e koalicionit të gjerë gjatë fushatës, ai mblodhi rreth vetes figurat politike kundër Berishës dhe Metës, duke përfshirë edhe figura konservatore të djathta si Spartak Ngjela, për t‘u dëshmuar skeptikëve brenda partisë së tij se ai është një politikan i mirëfilltë dhe se mund ta sjellë PS-në në pushtet. Për më tepër, Rama e ka kuptuar rëndësinë e koalicionit të gjerë për zgjedhjet e ardhshme dhe se çdo votë kundër Berishës vlen.
Rama është kritikuar për reagimin e butë që ai dhe partia e tij patën ndaj tragjedisë së Gërdecit. Në fakt, do ishte moralisht e gabuar të kritikosh një qëndrim paqësor dhe qytetar të opozitës në atë kohë pasi rrëzimi me dhunë i Berishës do kishte sjellë një qeveri me legjitimitet të dyshimtë, megjithatë, do ishte apo jo më legjitime sesa qeveria aktuale kjo do mbetej për t‘u parë. Qëndrimi i Ramës u përgëzua nga ndërkombëtarët dhe ilustroi dallimin midis politikës së re dhe asaj të vjetër, megjithatë ai qëndrim nuk u kuptua nga votuesit dhe e la atë në opozitë.
Për socialistët është absurde që qeveria e Gërdecit vazhdon të jetë në pushtet, megjithatë, pavarësisht qëndrimit moral, qëndrimi politik i PS la shumë për të dëshiruar, pasi, nëse opozita do kishte bërë për Gërdecin atë që po bën sot për kutitë, Berisha nuk do kishte ardhur përsëri në pushtet. Rama ka mësuar prej së kaluarës dhe e ka kuptuar se me Berishën duhet të luash ‘hard-ball politics‘ ndaj dhe po përdor bojkotin, protestat dhe peticionet si mjete për të dëmtuar politikisht qeverinë dhe bllokuar Parlamentin si edhe për të unifikuar partinë dhe krijuar aleanca të qëndrueshme që mund të përshpejtojnë zgjedhjet e ardhshme.
Një nga kritikat e bëra ndaj Ramës gjatë analizave mediatike postzgjedhore ka qenë mosparaqitja e një programi. Pavarësisht nga fletushkat me shtatë pikat e Edi Ramës apo deklaratave se PS kishte program qeverisës dhe jo gënjeshtra elektorale dhe se nuk e bëri publike që të mos kopjohej nga kundërshtari, e vërteta është se me përjashtim të fushës së arsimit, ku e ngarkuara ishte Ledi Shamku, asnjë fushë tjetër nuk u materializua në të zezë mbi të bardhë, konferenca, debate televizive, tryeza gjithëpërfshirëse etj. Shqiptarët nuk e mësuan kurrë nëse ata do paguanin më pak apo më shumë taksa nëse PS do vinte në pushtet. Ata nuk dëgjuan asnjë premtim elektoral nga specialistët e fushave përkatëse se a do t‘u shtohej apo ulej rroga, a do kishin më shumë apo më pak ujë dhe drita? Në tërësi, askush nuk dëgjoi se çfarë do bënte ndryshe PS nëse do të vinte në pushtet.
Refleksionet e Ramës edhe për këtë pikë duken qartë në ngritjen e grupit të punës për programin e PS në të cilin ai ka ngarkuar specialistët më të mirë dhe figurat më të shquara të kësaj partie, si Rexhep Mejdani, Servet Pëllumbi, Valentina Leskaj etj. Për më tepër, ai ka ngritur edhe një grup pune për ndryshimet në statut, të cilat do t‘i propozohen kongresit të ardhshëm.
Fushata elektorale e 28 qershorit ngjasonte shumë me fushatat elektorale në SHBA. Është e vërtetë që fushatat në Amerikë dhe në shumë vende të tjera perëndimore, janë tejet të personalizuara, por sistemi politik, forca e ligjit, ndarja e pushteteve, Kushtetuta dhe transparenca në financimet e fushatës i japin komfort votuesit dhe e sigurojnë që kandidati nuk do kthehet as në diktator dhe as në mbret. Në një vend si Shqipëria, ku një individ mori peng të gjithë shqiptarët për gjysmëshekulli, personalizimi i partisë apo institucioneve ndjell frikë te votuesi. Shqiptarët tashmë e kishin Berishën si shembull autoritarist ndaj prisnin nga Rama një stil të ri lidershipi i cili do reflektonte një frymë ekipi.
Pas një fushate elektorale tejet të personalizuar, ku socialistët ia deleguan vullnetarisht lavdinë Ramës për shkak të popullaritetit të tij, kritikat dhe pakënaqësitë u drejtuan për nga kreu socialist. Kohët e fundit kemi parë që Rama ka ndryshuar strategji duke vendosur në plan të parë në deklaratat mediatike ekipin e tij me figura të reja si Tahiri, Bushati, Gjiknuri, Xhaçka, Gjermeni etj., duke u distancuar vizualisht nga personalizimi i partisë dhe duke promovuar ekipin e tij të punës për fushatat e ardhshme.
Duket se Edi Rama ka reflektuar edhe në lidhje me marrëdhënien e tij me socialistët e thjeshtë, pasi ai e ka kuptuar se forcimi i dialogut dhe përfshirja në vendimmarrje e anëtarësisë janë thelbësore për një parti si PS. Kohët e fundit, kryesia e PS ka përgatitur një pyetësor për anëtarësinë në lidhje me organizimin, vendimmarrjen dhe shprehjen e mendimit ndryshe brenda partisë. Zgjedhjet e fundit dëshmuan se shumë prej anëtarëve të PS u mënjanuan jo vetëm nga vendimmarrja, por edhe nga përfshirja në fushatë. Organizimi në rrethe la shumë për të dëshiruar, pasi u krijuan struktura paralele midis bashkive dhe selive të partisë, gjë e cila solli më shumë konfuzion dhe konflikte sesa fryte dhe sukses. Të deleguarit e Tiranës nëpër rrethe nuk i njihnin mirë ato dhe mungesa e popullaritetit për kryesuesit e listave të kandidatëve për deputetë nuk siguruan votat që i nevojiteshin PS dhe koalicionit të saj për të qeverisur.
Dialogu i drejtpërdrejtë me anëtarësinë krijon një pasqyrë më reale të situatës, punës dhe problemeve në bazë, sesa opinionet e këshilltarëve ose lajkatarëve që i rrahin shpatullat kryetarit. Partia Socialiste, edhe pse nuk arriti të vijë në pushtet, mbetet partia më e madhe në vend dhe nëse reflekton dhe korrigjon disa nga gabimet taktike dhe organizative të saj e ka shumë të mundshme të dalë fituese në çdo zgjedhje. Megjithatë, refleksionet e Ramës dhe të kryesisë së PS duhet të prekin edhe shumë aspekte të tjera të organizimit dhe vijës ideologjike të kësaj partie. Slogani ‘politikë e re dhe politikë e vjetër‘ ishte një gjetje gjeniale dhe këtë e tregoi me faktin se PS rezultoi me vota popullore si partia e parë në vend dhe ky slogan i apeloi si shqiptarëve brenda vendit, me një pjesëmarrje më të madhe në votim, ashtu edhe emigrantët, dhjetëra-mijëra prej të cilëve u kthyen vullnetarisht për të votuar. Por, dështimi i këtij slogani ndodhi në implementimin e tij, pasi votuesit nuk panë dhe prekën asgjë të re. Degët e PS nëpër rrethe, pavarësisht nga politika e re, vazhduan të aplikojnë politikën e vjetër ku zyrat e partisë u shndërruan në dhoma të tregtisë. Anëtarësia dhe votuesit e thjeshtë nuk mund të mjaftoheshin vetëm me fjalimet e Ramës në media apo në vizitat e tij nëpër rrethe, ata kërkonin ta përjetonin shpresën që ofronte kjo politikë e re te njerëzit dhe drejtuesit me të cilët ata takonin dhe punonin çdo ditë në fshatin apo qytetin, komunën apo bashkinë ku ata jetojnë.
Për t‘u rikthyer shpresën qytetarëve dhe fshatarëve të thjeshtë socialistë dhe për ta sjellë PS-në në qeverisje, Rama dhe kryesia e PS duhet të nisin të bëjnë ndryshime rrënjësore në degët dhe bazat socialiste. Politika e re nuk mund të jetë si vera e re me kazanë të vjetër ndaj duhen reformuar të gjitha kryesitë e rretheve, duhen ngritur kapacitete, ofruar trajnime dhe duhen hapur zyra të burimeve njerëzore për të fituar ekspertët, intelektualët dhe njerëzit më me vlerë të shoqërisë.
Fatkeqësisht, politikanët dhe këshilltarët politikë dhe elektoralë mundohen të bëjnë eksperimente të rrezikshme pragmatiste për hir të sigurimit të fitores, por ata harrojnë rëndësinë e vlerës si gjënë më të thjeshtë dhe më efikase, e cila nuk kërkon të shpenzohen para, por siguron vota. Caktimi i biznesmenëve apo njerëzve të lidhur me biznesin në detyra të larta drejtuese në qarqet apo bashkitë e vendit krijon një skepticizëm dhe mosbesim në masat e gjera dhe anëtarësinë, shumë prej të cilëve i përkasin shtresës së varfër.
Si një parti e majtë, PS duhet të ruajë balancën ideologjike, sociale dhe klasore me elektoratin e saj dhe të zbusë vizualisht lidhjen e saj me biznesin. Rama duhet të reflektojë dhe të nisë të delegojë politikën e tij të re në të gjitha qarqet, bashkitë, komunat dhe organizatat socialiste në të gjithë vendin, duke caktuar njerëz të cilët e mishërojnë këtë politikë, qytetarë dhe jo oborrtarë, denoncues të korrupsionit dhe problemeve lokale dhe jo të përfshirë në to, njohës të politikës, dhe mbi të gjitha, njerëz me vlerë, të cilët identifikohen me qytetarët dhe fshatarët, duke u ofruar atyre dita-ditës mesazhin e shpresës së politikës së re.
Ndërsa PS realizoi protestën historike përpara Kryeministrisë, Ramës i nevojitet edhe një fitore me përmasa, qoftë kjo në zgjedhje të parakohshme apo normale parlamentare, pasi një fitore e ngushtë do të sillte një opozitë e cila do bojkotonte edhe ajo Parlamentin siç po ndodh sot dhe do ta paralizonte qeverinë e tij.
Duke marrë parasysh kundërshtarët e tij politikë, trinomin Berisha, Meta, Nano, kryetarit socialist Rama i duhet më shumë sesa të reflektojë, duhet të veprojë për të fituar edhe më shumë zemra shqiptarësh.