Reforma, KLD: Transferimet e gjyqtarëve, të arsyetuara
Transferimet e gjyqtarëve në të gjithë Shqipërinë do të arsyetohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Zv/kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, diskutoi dje me kryetarët e gjykatave të shkallëve të para lëvizjet e gjyqtarëve në kuadër të reformës në drejtësi që do të finalizohet në fund të këtij muaji. "Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e fundit, ka diskutuar për mënyrën e lëvizjes së gjyqtarëve nëpër gjykata, e cila pritet të përfshijë me dhjetëra gjyqtarë", thuhet në njoftimin e KLD-së. Sipas saj, është vendosur të unifikohet politika e lëvizjeve që krijon në sistemin gjyqësor ky riorganizim, duke përcaktuar metodën konkrete të lëvizjeve, sipas së cilës transferimi i gjyqtarëve në gjykata të të njëjtit nivel do të bëhet pa pëlqimin e tyre. Në mbledhjen e djeshme me kryetarët e gjykatave u diskutuan tre çështje kryesore: rregullat mbi riorganizimin e sistemit gjyqësor, pas dekretimit nga Presidenti i Republikës së numrit të ri për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit; problematikat në çështjet gjyqësore penale me kriminalitet të lartë si dhe rëndësia e raportimit në KLD nga kryetarët e gjykatave të rasteve të shkeljes së etikës dhe disiplinës në punë nga gjyqtarët.
Reforma
Rëndësi të veçantë pati diskutimi mbi situatën e re të krijuar në pjesën më të madhe të gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apeleve, organika e të cilave ka ndryshuar me dekret të Presidentit të Republikës. "Dekreti ka krijuar vende të reja në disa gjykata të Shkallës së Parë dhe të Apelit në rrethe kryesore, duke ngushtuar numrin në disa gjykata të tjera. Procesi që do të vijojë është vlerësuar me rëndësi të madhe pasi jo vetëm zgjidh përfundimisht problematikat shumëvjeçare të ngarkesave të disa gjykatave që nuk arrijnë të përballojnë në kohë gjykime të dosjeve, por i jep fund edhe delegimeve të panumërta të gjyqtarëve", thuhet në njoftimin e KLD-së. Sipas tij, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e djeshme ka diskutuar për mënyrën e lëvizjes së gjyqtarëve nëpër gjykata, e cila pritet të përfshijë me dhjetëra gjyqtarë. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, theksoi rëndësinë e veçantë të këtij procesi. "Kjo është mundësia për të përmirësuar profilin e gjyqësorit dhe është pjesë integrale e reformës në drejtësi, fryma e së cilës gjendet në ligjin e organizimit të pushtetit gjyqësor dhe në zbatim të të cilit po ndodh sot ky riorganizim. Në këtë proces riorganizimi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të operojë me një frymë bashkëpunimi midis anëtarëve të tij që përfaqësojnë Parlamentin, gjyqësorin, dhe atyre ex officio siç janë ministri i Drejtësisë dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, gjithnjë nën drejtimin e Presidentit të Republikës", u shpreh Spahiu.
Lëvizjet
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që lëvizjet në sistemin gjyqësor në gjykatat e të njëjtit nivel të realizohen pa pëlqimin e gjyqtarit. "Kjo përjashton procedurat e kandidimit të gjyqtarëve nëpër vendet e shpallura si vakante dhe ka qëllim të shmangë preferencat e gjyqtarëve në disa gjykata kryesore të vendit si Tiranë dhe Durrës, në raport me disa të tjera si ajo e Përmetit, në të cilën gjithashtu për qëllime të organizimit të drejtësisë, duhet të ketë lëvizje të gjyqtarëve", thuhet në njoftimin e KLD-së. Sipas saj, në diskutimin e kritereve konkrete që do të ndiqen, u mbajt parasysh raporti i drejtë midis plotësimit të nevojave jo vetëm të gjyqtarëve për promovim apo transferim, me nevojat e gjykatave.