Reforma Territoriale, Basha: Kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se përmes nismës për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, kanë për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore.
“Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre”- shkruan Basha ndërsa ka publikuar një video nga tryeza e parë në Tiranë për Reformën Territoriale.