E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, Cuci: Teknologjia ditën e votimit, në prag kompromisi

TIRANË-Kapitulli për përdorimin e teknologjive ditën e votimit është në prag kompromisi mes përfaqësuese të PD dhe PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Eksperti socilasit per reformen zgjedhore Bledar Cuci konfirmon vazhdimin e negocialtave dhe shpjegon zgjidhjen që kanë gjetur palet për të kënaqur kështu edhe ODHIR-in.

„Kontaktet janë të vazhdueshme, kemi një konsensus. Për verifikimin e kartave të identetit vendosëm që të heqim dorë nga transmetimi online i të dhënave në KQZ ditën e votimit, pasi këtu ishte e fokusuar më shumë kritika e ekspertit të ODIHR për këtë cështje. Përdorimi i skanerave optike, sigurisht që ramë dakort që le ta fillojmë me një pilotim, të shohim si do shkojë sistemi dhe më pas ta shtrojmë“.

Po ndërsa shkohet drejt konsensusit për mënyrën e përdorimin e teknologjive palët vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrimet e tyre për dy kapitujt më të rëndesishëm të reformës formatimi i KQZ dhe hapja e kutive në proces ankimor.

PS shprehet e vendosur për të mos lëshuar pe në kërkesat e saj për këto dy cështje që i sheh të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor.

„Për cështjet që cënojnë pastaj thelbin dhe që si të thuash ndikojnë në garancitë që duhet të japë i gjithë procesi për palët, atëherë aty nuk tolerohet dhe nuk mund të japim apriori pëer konsensusin tonë“. 

Palët kanë në dispozicion vetëm 3 ditë kohë për të përmbyllur reformën brenda afatit të caktuar nga ndërkombëtaret e 24 majit, afat që lidhet pikërisht me momentin e nisjes se procedurave të zgjedhjes se presidentit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Reforma Zgjedhore, Cuci: Pa konsesus 2 cështje, PD vetëm kundërshton

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›