E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, akuzat e vëllait të Hekuran Dedës, gjykata pranon padinë e gardistit

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë e gardistit Fatos Skeja, ndaj Zabit Dedës, vëllait të njërit prej 4 protestuesve të vrarë të 21 janarit të vitit të kaluar.  

Gardisti Skeja paditi vëllain e të ndjerit Hekuran Deda (Zabit Deda) për shpifje dhe kërkoi prej tij një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh. Gjyqtari Arben Mullai  vendosi sot që Zabit Deda të paguajë 2,5 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim si dhe do të përgënjeshtrojë deklaratat që ka dhënë në media.

Zabit Deda, pati deklaruar se gardisti i ka vajtur në shtëpi dhe i ka premtuar emrin dhe foton e vrasësit nëse do të prisnin për ngushëllim kryeministrin Berisha, marrëveshje e cila nuk është pranuar nga familja.

Për gardistin Skeja deklaratat e familjes Deda nuk janë gjë tjetër veçse shpifje ndaj ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›