SHBA: Zbarkimi i ushtarëve amerikanë në Durrës nuk ka lidhje me ngjarjet në rajon

Anija amerikane ne portin e Durresit
Në orët ë para të mëngjesit të ditës së mërkurë, në portin e Durrësit është ankoruar anija ushtarakë amerikane USS GUNS HALL më 685 ushtarë amerikanë në bordin e saj.
Sipas informacionit të dhënë, anija e specializuar për zbarkim ushtarak ushtarak amerikan do të qëndrojë në ujërat tona për 4 ditë ku dhe do të marrë pjesë në manovra të ndryshme zbarkimi.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, kjo vizitë është një vizitë ushtarake portuale rutinë që bëhet mes vendeve të Aleancës dhe që tregojnë lidhjen e fortë të Shqipërisë me këto vende. Anija ushtarake amerikane USS GUNS HALL ka një gjatësi prej 186 metra, lartësi prej 28 metra dhe zhytje prej pesë metra.
Ajo mund të mbajë në brendësi të hambarit të saj deri në katër anije amfibe zbarkimi, secila më kapacitet transportues deri në 75 ton. Ajo ka një dispozitiv ushtarak zbarkimi deri në 500 marinsa së bashku me mjetet e blinduara si dhe dy helikopterë për mbrojtje nga ajri. Ndërkohë mësohet se Ambasada Amerikane në Prishtinë ka deklaruar se vizita ska lidhje më ngjarjet në rajon.
Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizitë ë tillë ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së rajonit.
Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijes do të bëjë punë bamirësie, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. / M.Brunga