E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, komisioni diskuton për barazinë gjinore

TIRANE - Në mbledhjen e sotme, komisioni për reformën zgjedhore diskutoi për përfaqësimin gjinor, duke shqyrtuar sugjerimet e shoqatave për përfaqësimin e grave në Kuvend.

Kryetarja e Shoqatës së Gruas, Majlinda Bufi deklaroi se i ka paraqitur komisionit rekomandime konkrete për përfaqësimin e gruas.

“Një ndër tre emra të ketë përfaqësi gjinore. Nëse ky kriter nuk plotësohet të ketë penalizime.”- deklaroi Bufi.

Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri deklaroi se përfaqësimi gjinor në Kuvend është rekomandim i OSBE/ODIHR-it që duhet zbatuar në Kodin Zgjedhor.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›