Një tërmet i fuqishëm 6,9 ballë godet brigjet Vanuatu
SIDNEI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,9 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet në ishullin Vanuatu, në Paqësorin e Jugut, pa shkaktuar alarm për cunami, njoftoi Qendra amerikane e Gjeofizikës (USGS).
Nuk kemi informacione për viktima apo dëme materiale në orët që ndodhi tërmeti.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 122 kilometra në perëndim të Port Vilas, kryeqytet i Vanuatusë.
Vanuatu ndodhet në një zonë me aktivitet të fortë sizmik shkaktuar nga përplasja mes pllakave tektonike.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)