Berisha shpall mbretërinë: Leka Zogu, Mbret i shqiptarëve
Tiranë- Dita e shtunë do të shpallet ditë zie kombëtare për nder të pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I. Kështu u komunikua sot në mbledhjen e qeverisë shqiptare nga vetë kryeministri i vendit Sali Berisha. Duke mbajtur edhe një minutë heshtje sëbashku me kabinetin e tij. Por Berisha nuk nguroi ta quaje Leka Zogun Mbnret te Shqiptareve edhe pse vetem, pak metra larg zyres se tij ndodhet zyra e Presidentit te republikes.
Sot ndërroi jetë mbreti i shqiptarëve Leka I. Kjo është humbje e madhe për kombin dhe për vendin. Në ligjin e Parlamentit përcaktohet detyrimi i përfshirjes në protokollin shtetëror të familjes mbretërore dhe ky ka qenë shumë i drejtë, ndaj dhe vendi dhe kombi do ta përcjellin Mbretin Leka I me nderimet që i përkasin një mbreti jo në detyrë. E shtuna do të jetë ditë zie kombëtare në të gjithë spektrin e ditës së zisë të nivelit mbretëror- vijoi Berisha. Duke vazhduar më tej me një panoramë të jetës së Leka Zogu I. Ai u largua foshnje nga Shqipëria, dy ditë pas lindjes, por u rrit dhe mbrujt me dashuri të pakufishme për vendin dhe kombin. Mbreti Leka në gjithë jetën e tij në mërgim ishte mbështetës kryesor i luftës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo që ndodheshin. Ishte frymëzues i tyre në këtë betejë- ka thënë kryeministri.
Shkrime të tjera me interes: