E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor, Wollfarth: Reforma e nisur, hap pozitiv për demokracinë

Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth duke përgezuar anëtarët dhe ekspertët e komisionit për Reformën Zgjedhore ka deklaruar se shpreson që ato të përfundojnë hartimin e Kodit.

Takim i parë dhe dinjitoz i komisionit për reformën zgjedhore. Kryetarja e Kuvendit e bëri të qartë se do të kenë ndihmën e  nevojshme. Bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, anëtarët dhe ekspert teknikë duhet të përgëzohen në këtë punë që shpresojmë të çojnë në hartimin e kodit zgjedhor- tha kreu i prezencës së OSBE-së në vend.

Në fjalën e tij ambasadori Wollfarth ka theksuar se tashmë Komisioni i di rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR dhe uron që deri në fillim të 2012-tës të kemi një Kod Zgjedhor të përfunduar.

Meqenëse zgjedhjet janë të lidhur direkt me demokracinë është shumë  e rëndësishme që e pamë këtë zhvillim pas këtyre ditëve. Orientimet më të rëndësishme janë vendosur nga raportet e OSBE/ODIHR-it, kështu që orientimet janë aty, për një punë të mirë për rezultate të shpresojmë në fillim të vitit të ardhshëm- u shpreh Wollfarth.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lufta kundër diskriminimit, Wollfarth: Shqipëria hapa pozitiv
  2. Ligjbërje, Wollfarth: Nevojitet përfaqësim më i madh i grave
  3. Wollfarth: Arsimimi, hallkë drejt formimit qytetar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›