Reforma Zgjedhore, Topi: Standarte europiane, pa pozicionime politike
Tiranë- Presidenti i vendit Bamir Topi në lidhje me komisionin për Reformën Zgjedhore ka deklaruar sot se uron që Kodi të miratohet në kohë, ndryshe nga eksperiencat e shkuara. Duke theksuar se zgjehdjet janë për popullin dhe jo për partitë politike.
E shikoj si sinjal të mirë se nga deklaratat njerëzit janë në punë dhe ku konkretizohet puna është komisioni. Uroj që ndryshe nga herët e tjera komisioni ti mbyllë punët në kohë, se eksperiencat jo të këndshme nga e kaluara kanë treguar që kodi miratohet ditën e fundit. Duke e miratuar në kohë, palët do e kenë më të thjeshtë për infrastrukturën, zgjedhjet nuk janë për partitë, por për popullin dhe duhet që ai të njihet me ligjin e të shkojmë në zgjedhje që të mos kontestohen më- u shpreh Topi.
Më tej presidenti Topi ka uruar gjithashtu që në themel të Kodit të qëndrojnë standartet europiane dhe jo emocionet politike.
Shkrime të tjera me interes: