E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria-Monaco, vendosen marrëdheniet diplomatike

Francë- Shqipëria dhe Principata e Monakos vendosen sot marrëdheniet diplomatike mes tyre. Ky lajm bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Prioritet i të cilave do të jetë bashkëpunimi ekonomik mes tyre.

Mesohet se në emër të qeverisë shqiptare, Deklarata e Përbashkët e marrëdhënieve diplomatike, u firmos nga Ambasadori i RSH-së në Francë, Ylljet Aliçka dhe në emër të Principatës së Monakos nga Ambasadorja e Principatës së Monakos, në Paris,Sophie Thevenoux.

Qeveritë e të dy vendeve vendosën lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, nisur nga dëshira për nxitjen e mirëkuptimit të përbashkët, forcimit të miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat e së drejtës ndërkombëtare- citohet në deklaratën për shtyp të minsitrisë.

Sipas ambasadorit tonë Francë, Aliçka  Shqipëria ka shumë për të përfituar nga arritjet e Principatës së Monakos në fushën e inovacionit, teknologjisë, shërbimeve bankare, telekomunikacionit e turizmit.

Principata e Monako-s është vendi i 177-të, me të cilin Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shqipëri-Brazil, tashmë pa viza
  2. Princesha e Mokanos, në kërkim të damës shoqeruese
  3. Buxheti 2012, Shqipëria nuk respekton kushtet e NATO-s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›