Prishtinë-Beograd, nesër raundi i 8-të i bisedimeve
BRUKSEL- Zhvillohet nesër raudi i 8-të i bisedimeve Kosovë-Serbi , i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve.
“Sikurse në raundin e kaluar edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.- thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kosovës.
Ky raund i dialogut teknik ka rëndësi të veçantë sepse mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejtë BE-së.
(el.me/BalkanWeb)