E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore votohet të enjten e ardhshme

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme plenare në të cilën janë parashikuar miratimi i disa projektligjeve. Në rendin e ditës është përfshirë edhe kërkesa e deputetit të Qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani për Interpelancë me ministrin  e Punëve Publike dhe të  Transporteve, Sokol Olldashi.

Ndërkaq, Kuvendi ka vendosur që Reforma Zgjedhore te votohet në Parlament të enjten e ardhshme. Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi zbardhjen sa më shpejt të draftit në mënyrë që të gjithë deputetet të njihen me të.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ekspertët të cilët do të merren me zbardhjen e draftit kanë kërkuar të paktën 3 ditë kohë për ta mbyllur.

Unë do ti nxis, tha ajo, që deputetët të kenë gati, duke shtuar se, pavarësisht dëshirës për të votuar sot, të enjten e ardhshme do të miratohet reforma zgjedhore.

Rendi i ditës;

2. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në marrëveshjen e  huasë ndërmjet Republikës  së Shqipërisë dhe BankësEuropiane për  Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të ndërtimit të  rrugës Levan – Vlorë.

3. Projektrezolutë Për vlerësimin e veprimtarisë së KSHC për vitin 2011.

Shprehet Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës)

4.   Projektrezolutë Për vlerësimin e veprimtarisë të Komisionerit për Mbrojtjen nga  Diskriminimi për vitin 2011.

5. Interpelancë me Ministrin e Punëve Publike dhe të  Transporteve  kërkuar nga  deputeti Asllan Dogjani.

Pika e fundit i përket diskutimeve janë rendit të ditës në kohën e 60 minutave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›