E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen 1 mijë piktura në shtëpinë e ish- përgjegjësit të qendrës kulturore të Korçës

Share

Kur mbetet ende mister zhdukja e pikturave në qendrën kulturore Guri Madhi në Korçe, policia e këtij qyteti ka gjetur 1 mije piktura pas një kontrolli të kryer ne shtëpinë e ish-përgjegjësit Sotiraq Xega në Drenovë; një pjesë e të cilave dyshohet se janë veprat e piktorit të njohur Vangjush Mio. Tashmë është ngritur një grup i posaçme për të kontrolluar veprat e gjetura në shtëpinë e 65-vjeçarit, raporton Vizion Plus.

Ndërkohë drejtori i qendrës kulturore Vladimir Topi në një konference për shtyp, pas inventarit të kryer në galeri, saktësoi se janë 61 vepra arti që mungojnë dhe 27 prej tyre i përkasin piktorit Vangjush Mio. Sipas tij, personi që ka dijeni për këtë situate është pikërisht 65-vjeçari Sotiraq Xega i larguar tashmë nga detyra, i cili ishte dhe përgjegjës për arkivin e galerisë. Nga ana tjetër ka reaguar edhe Partia Demokratike. Nëpërmjet përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak, PD akuzon se fajtor për këtë ngjarje është kryetari i bashkisë, Niko Peleshi.

Sotiraq Xega, i cili ka punuar për 10 vjet me radhë në galerinë e arteve, mbetet nën vëzhgimin e policisë si i dyshuari kryesor për zhdukjen e pikturave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›