E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma e pensioneve, si do jene skemat e reja

Megjithese nuk ka ende nje afat kohor brenda se cilit do te nis aplikimi i reformes se pensioneve, eshte percaktuar se moshat e reja do te jene kategoria kryesore e tij. Ne kuader te kesaj reforme, pritet qe te miratohet nje vit i caktuar lindjeje qe do te behet pjese e kesaj skeme te re, cka do te thote se te gjithe te lindur nga ai vit e mbrapa do te behen pjese e skemes se re te pensioneve. Sistemi i quajtur shume shtyllash, i cili do te aplikohet edhe ne vendin tone eshte i perbere prej kater shtyllash. Keshtu, shtylla zero eshte per te moshuarit, pavaresisht nese ata kontribuojne apo jo. Ne disa vende kjo shtylle aplikohet vetem per te moshuarit e varfer dhe ne disa te tjera per te gjithe te moshuarit mbi nje moshe te caktuar. Qellimi i kesaj kolone eshte te ofroje nje nivel te ardhurash baze per te gjithe te moshuarit. Ndersa, shtylla e pare eshte sistemi i pensioneve me kontribut qe aktualisht ekziston ne Shqiperi. Ky eshte nje sistem publik i bazuar ne solidaritet, por ku pensioni varet nga vitet dhe niveli i kontributit. Nderkohe, shtylla e dyte ka hyre ne disa vende, si nje sistem kursimesh ku punonjesve dhe punedhenesve u kerkohet te vendosin nje perqindje te pages ne llogari te specializuara kursimesh, te cilat pastaj investohen. Pasi del ne pension punonjesi, perfiton kontributin dhe interesat e krijuara nga ky sistem. Kjo shtylle mund te menaxhohet ne menyre publike apo private dhe nuk mbeshtetet ne sistemin e solidaritetit. Se fundi, shtylla e trete eshte e ngjashme me shtyllen e dyte, por punonjesit dhe punedhenesit mund te bejne vullnetarisht kontribute shtese, ne menyre qe te rrisin nivelin e pensionit te tyre te ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›