E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti i ri mbeshtet nismen e UNMIK-ut ne veri

Fillimi i punes se gjykates ne veri te Mitrovices dhe angazhimet per rikthimin nen kontroll te dy pikave doganore me Serbine, jane mbeshtetur nga ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti. Opozita konsideron se qeveria eshte dashur te perfshihet ne zgjidhjen e problemeve ne Mitrovice. "Administrata e UNMIK-ut, edhe pse ne procesin e rikonfigurimit dhe permbylljes se misionit, mbetet partnere e rendesishme e institucioneve te Kosoves per kthimin e rendit dhe ligjit ne pjesen veriore", deklaroi dje ministri i Puneve te Brendshme ne qeverine e Kosoves, Zenun Pajaziti. Ai thote se autoritetet e UNMIK-ut po bisedojne me police, gjykates dhe doganiere serbe, qe te rikthehen ne vendet e punes, nderkohe qe po behen perpjekjet per kthimin e rendit kushtetues ne kete pjese te Kosoves. "Kemi qene shume te kujdesshem ne marrjen e masave ndaj atyre qe e kane refuzuar punen ne veri te vendit, ngase kemi konsideruar se ata kane qene te manipuluar politikisht, por ka ardhur momenti kur edhe ata duhet ta kene te qarte, se per ate pjese te vendit duhet te funksionoje ligj", tha Pajaziti. Per te, edhe qytetaret serbe tanime jane lodhur nga ky ambient, i cili me shume eshte i dedikuar per hapesira te krimit, sesa te jetes normale. Ministri i Brendshem kosovar nderkohe thote se kthimi i rendit ligjor ne Mitrovice do te shpejtohet, nese edhe misioni i EULEX-it do te niste sa me shpejt punen. Nderkohe, opozita thote se qeveria e Kosoves duhet te jete me shume e perfshire ne zhvillimet ne veri te Kosoves. Ahmet Isufi, nenkryetar i AAK-se, thote se perfshirja vetem e UNMIK-ut ne zgjidhjen e problemeve ne veri, le te dyshohet se atje do te mund te behet dicka konkrete per shtrirjen e ligjshmerise nga ana e autoriteteve edhe ne veri te Kosoves. "Kjo forme e pjesemarrjes vetem te UNMIK-ut perseri le dyshimin se nuk eshte duke u bere ne formen e duhur. Funksionimi i gjyqesise, i doganave dhe i te gjitha segmenteve, edhe te ekonomise, edhe te sigurise, duhet te jene prezent ne veri, sepse eshte territor i Kosoves dhe te gjithe resoret kane obligim te investojne atje, ne menyre qe te kemi nje qasje te drejtperdrejte te qytetaret e Kosoves", theksoi Isufi. Nderkaq, sa i perket kthimit te kontrollit ne pikat doganore ne veri, te cilat per me gjate se shtate muaj jane jashte kontrollit dhe vleresohet se sherbejne per kontrabande nderkufitare ndermjet Serbise e Kosoves, zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, thote se nuk mund ta parashikoje se kur do te kthehen keto pika kufitare nen kontrollin e autoriteteve. Gjithcka, sipas tij, varet edhe nga dialogu Prishtine - Beograd, qe po moderohet nga UNMIK-u. "Shpresojme se keto probleme do t'i zgjidhim deri ne fund te ketij viti", tha Ivanko. Funksionimi i strukturave paralele ne veri te Kosoves ka sfiduar ne vazhdimesi autoritetet vendore e nderkombetare ne Kosove, keto nente vjetet e fundit. Nderkaq, pas shpalljes se pavaresise, autoritetet ne Prishtine e kane potencuar ne disa raste se kjo pjese e Kosoves kishte dale krejtesisht nga kontrolli i institucioneve vendore e nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›