E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Ndarja, opsioni i fundit per Kosoven

Presidenti i Serbise, Boris Tadic ka deklaruar se ekziston mundesia e ndarjes se Kosoves, mirepo vetem nese deshtojne te gjitha opsionet e tjera qe lidhen me statusin e Kosoves. Ne nje interviste per televizionin publik serb, RTS, Tadic ka thene se per momentin, ndarja e Kosoves nuk eshte ne "rend te dites" dhe se Beogradi ende deshiron te kerkoje nje zgjidhje ne kuader te konceptit te veteqeverisjes me te madhe te mundshme per Kosoven brenda Serbise. "Jam i gatshem te mendoj edhe per kete opsion, nese deshtojme me te gjitha mundesite te tjera, e qe jane te shumta", ka thene Tadic. Sipas tij, ka ende shume mundesi te gjejne nje zgjidhje ne kuader te termit, autonomi substanciale. "Mirepo, nese deshtojne te gjitha mundesite, atehere mund te kalojme ne kete opsion", theksoi kreu i Serbise. Ai po ashtu eshte shprehur se ne kuader te procesit te zgjidhjes se statusit te Kosoves "te gjitha iniciativat jane legjitime" dhe se "cdo gje eshte me e mire, se situata kur njera pale i ka humbur te gjitha". "Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara me 8 tetor do te diskutoj per kerkesen e Serbise qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, ta shqyrtoj ligjshmerine e pavaresise se Kosoves", tha Enrique Yeves, zedhenes i kryesuesit te Asamblese se Pergjithshme. Agjencite e lajmeve raportojne se per miratimin eventual te kesaj kerkese nevojitet shumica e thjeshte ne Asamble. Ndersa ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, theksoi dje se shpreson qe vendet fqinje nuk do te ndermarrin hapa per te njohur pavaresine e Kosoves, vendim qe do te cenonte paqen dhe stabilitetin ne rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›