E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje toruaje ne SHBA

Nga Paulert Rüdiger

Washington (NDR)

Paketa prej 700 miliarde dollaresh per shpetimin e tregjeve financiare deshtoi ne votimin ne dhomen e perfaqesuesve ne SHBA. Jo demokratet por pikerisht disa prej republikaneve lane te deshtoje kompromisi i negociuar. Pasojat ishin shkaterrimtare. Bursa e Wall Street reagoi e shokuar. Indeksi Dow Jones shenoi nje humbje prej 700 pikesh, per te rene ne nivelin me te ulet ne historine e burses amerikane. Perballe tronditjes se shkaktuar ne burse pas votimit, dhoma e perfaqesuesve vendosi mbajtjen e nje votimi te ri te diten e enjte. Ishte nje votim per te cilin qe ne fillim nuk ishte e qarte nese paketa e ndihmes prej 700 miliarde dollaresh do te siguronte nje shumice. E megjithate frika ishte e madhe kur zedhenesja e dhomes se perfaqesuesve beri te ditur rezultatin

Ligji refuzohet

Pasi bursianet kishin ndjekur te pasigurt votimin nisi nje pikate e forte ne bursen e Wall Street. Me shume se 7 per qind humbi indeksi Dow Jones. Vetem pas rihapjes se burses dhjete dite pas atentateve te 11 shtatorit 2001 ka qene me e rende renia e kurseve. Te trembur parlamentaret u vune ne kerkim te fajtoreve. Nen trysni te forte e pane veten ne radhe te pare republikanet nga te cilet vetem nje e treta kishte votuar pro paketes se shpetimit. Por keta bene zedhenesen demokrate Nancy Pelosi pergjegjese per rezultatin. John Baynor, kryetari i fraksionit republikan ne dhomen e perfaqesuesve u shpreh: "Pas nje fjalimi shume te njeanshem krahasuar me menyren se si kishim punuar bashke per kete ligj moren fund te gjitha shpresat tona per t'i bindur disa nga 12 deputetet republikane te votonin pro ligjit."

Por Nancy Pelosi kishte folur vetem per shkaqet e krizes se tregjeve financiare duke sulmuar republikanet: "Ata kane thene se jane avokatet e tregut te lire. Perfaqesues te nje mentaliteti sipas te cilit gjithcka eshte e mundur, pa rregullim, pa mbikeqyrje, pa disipline." Per qeverine Bush pas vendimit te dhomes se perfaqesuesve e mori i pari fjalen ministri i financave Henry Paulsen dhe kerkoi te hartohej bashkerisht dicka qe te funksiononte. Por kjo nuk eshte e lehte te vihet ne jete pasi aktualisht nuk ka aktore vertet te forte ne kete loje miliardeshe. Krahas burses dhe ekonomise, lista e humbesve eshte e gjate: ne krye te saj eshte presidenti Bush i cili konsiderohet si nje personalitet pa influence ne kete proces. Tete here ka kerkuar ai mbeshtetjen e parlamentit ne fjalimet publike dhe pas deshtimit ne dhomen e perfaqesuesve, per here te nente deklaroi: "Ne do te hartojme nje strategji e cila do te na jape mundesi te ecim perpara."

Edhe kandidati republikan per president John McCain ben pjese te humbesit. Ai kishte ushtruar trysni per bisedimet por edhe ai nuk pati sukses: "Une kam punuar shume per te luajtur nje rol konstruktiv, per t'i ulur te gjithe ne nje tryeze. Tani plani eshte mjaft i permiresuar..."

Edhe kandidati demokrat Barack Obama i cili deri tani ka pasur nje qendrim te terhequr ne negociata i beri thirrje parlamentareve: "Demokrate, republikane, ka ardhur koha te beni ate qe duhet bere." Ndoshta te enjten mund te jepet mundesia per kete pasi pritet qe atehere te gjithe pjesetaret e dhomes se perfaqesuesve te nderpresin serish fushaten elektorale dhe te mblidhen ne Uashington per te votuar serish per ligjin e ndryshuar vetem pak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›