Debati, sigurimet per biznesin ulen
Kontributet e sigurimeve shoqerore per punedhenesit do te ulen ne janar 2009 sipas premtimit qe ka dhene qeveria, pavaresisht kundershtimeve te Fondit Monetar Nderkombetar. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Financave Ridvan Bode duke e argumentuar projektin per uljen e sigurimeve ne kuader te nje konkurrence rajonale. "Te gjitha vendet e rajonit e kane kontributin e sigurimeve shoqerore per punedhenesit deri ne 15 %, ndaj edhe Shqiperia per t'iu pergjigjur konkurrences rajonale do te operoje me uljen e kesaj takse" tha ministri Bode". Fondi Monetar Nderkombetar ka kerkuar qe reforma ne kontribute te ndermerret ne kuader te reformes ne pensione. Mirepo sipas autoriteteve te financave, reforma ne pensione do te plotesohet ne terma afatmesem, nderkohe qe ulja e kontributeve duhet ti bashkengjitet reformes fiskale per uljen e informalitetit. E verteta eshte qe ulja e taksave dhe administrimi i mire i tyre, zgjerimi i bazes se kontribuesve perben rrugen me te mire per te rritur te ardhurat e buxhetit dhe perben po ashtu instrumentin me te mire, per te nxitur zhvillimin e ekonomise dhe te bizneseve private" tha ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas tij, ky eshte akti i fundit per uljen e taksave te drejtperdrejta ndaj biznesit. "Nese informaliteti eshte dominuar ne sektoret e tjere te qarkullimit te mallrave, tregu i punes vijon te mbetet problematik dhe ne si qeveri mendojme qe kjo problematike lidhet edhe me presionin e madh te taksave mbi kete treg", tha kreu i Financave. Vendet e tjera te rajonit e kane te gjithe nen 20 % kontributin e sigurimeve shoqerore qe paguan punedhenesi. Qeveria ka shprehur vullnetin per te ulur me 5 pike perqindje, kontributin e sigurimeve shoqerore ose e thene ndryshe punedhenesit do te paguajne 50 % me pak per punonjesit e tyre ne krahasim me fundin e vitit 2005.
FMN, pse qendrimi kunder
FMN e ka cilesuar te rendesishem formalizmin e ekonomise ne Shqiperi, por kjo nuk duhet bere duke u mbeshtetur ne masa administrative qe jane barre dhe shtojne mundesine per abuzivizem dhe korrupsion. "Ne kete kontekst ne jemi kunder uljes se normes se kontributit te sigurimeve shoqerore" eshte shprehur shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell, ne viziten e fundit ne vendin tone javen qe shkoi.
B.Hoxha
FMN, pse qendrimi kunder
FMN e ka cilesuar te rendesishem formalizmin e ekonomise ne Shqiperi, por kjo nuk duhet bere duke u mbeshtetur ne masa administrative qe jane barre dhe shtojne mundesine per abuzivizem dhe korrupsion. "Ne kete kontekst ne jemi kunder uljes se normes se kontributit te sigurimeve shoqerore" eshte shprehur shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell, ne viziten e fundit ne vendin tone javen qe shkoi.
B.Hoxha