E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen në Tiranë. Meta: Mbështetje SHBA-së për raketat

Shqiperia shpreh hapur mbeshtetjen per krijimin e nje sistemi te mbrojtjes raketor ne Europe. Qendrimi u be publik nga zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta pas takimit qe pati ne Tirane me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Andres Fog Rasmusen.

“Kemi diskutuar edhe mbi mbrojtjen raketore dhe theksova mbeshtetjen qe ne i japim perqasjes adaptive me faza të SHBA-së qe mund te siguroje nje kontribut shume te rendesishem për arkitekturën të mbrotjes raketore të NATO-s në Evropë dhe të mbrojtjes sonë të përbashkët” tha Meta.

Nderkohe shefi i NATO-s ne fjalen e tij e cilesoi si shume te rendesishem rolin e Shqiperise si faktor stabiliteti ne rajon ndersa foli edhe per mundesine e pakesimit te trupave te KFOR-it ne Kosove, gjithmone duke iu referuar gjendjes se sigurise ne atje.

”Në veçanti u përqëndruam në situatën në rajon. Nga pikëpamja e sigurise do thoja që Kosova përbën një shembull suksesi. Mendoj se përmirësimi i situatës së sigurisë së Kosovës do mundësoje pakësimin e numrit të trupave në Kosovë. Ju siguroj se reduktimi i metejsehm i trupave te NATO-s ne Kosovë do të bëhet pas një analize të situatës politike dhe ushtarake atje. Synimi eshte t’i shoh te gjitha vendet e Ballkanit si anëtare në NATO. Sepse mendoj se integrimi euroatlantik do të shërbente në forcimin e sigurisë” tha Rasmusen.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e enjte , 29 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›