Sulmi kuqezi shkëlqen në sytë e Ari Hanit
Kombëtarja shqiptare ka fituar dje 3-1 ndeshjen ndaj skuadrës zvicerane të kategorisë së dytë, Shafhauzen.
Jetmir Halilaj
Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë në sytë e trajnerit Ari Han, i cili për herë të parë ka pasur dje në dispozicion të gjithë skuadrën, me përjashtim të Lorik Canës, i cili do t’i bashkohet skuadrës më 25 maj. Pjesa dërrmuese e 11-shit titullar që ka zbritur në fushë kundër Shafhauzenit, kanë qenë lojtarët zëvendësues. Ari Han ka vendosur ta nisë me: Hidin, Lilën, Dhëmbin, Vrapin, G.Likën, Duron, Bylykbashin, Bulkun, Shkëmbin, Salihin dhe Hykën. Hamdi Salihi ka zhbllokuar rezultatin që në minutën 8-të të ndeshjes.
Dominimi
Përfaqësuesja shqiptare ka dominuar krejtësisht takimin në 45’ minutat e para, pavarësisht se vendasit e Shafhauzenit kanë arritur të barazojnë shifrat në minutën e 41-të. Gjatë minutave të para vendasit kanë tentuar të tregojnë forcën e tyre, por ka qenë sulmuesi shkodran ai që u ka prerë hovin. Më pas lojtarët e drejtuar nga Han kanë arritur të neutralizojnë gjithçka dhe ta zhvendosin lojën krejtësisht në gjysmëfushën e kundërshtarit. Salihi ka pasur edhe një mundësi shumë të mirë në minutën e 33-të, por topi ka përfunduar pak centimetër larg shtyllës. Ndërkohë që një gjuajtje nga distanca e Bylykbashit është grushtuar me shumë vështirësi nga portieri vendas.
Pjesa e dytë
Në pjesën e dytë Han ka hedhur në fushën e lojës Beqajn, Vangjelin, Lalën, Skelën, Bogdanin, Kapllanin e Bakajn dhe ekipi kuqezi ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë me anë të Bogdanit dhe Kapllanit. Bogdani ka kaluar në avantazh kuqezinjtë në minutën e 47-të, ndërsa Kapllani ka trefishuar shifrat në minutën e 68-të, pas nj ekzekutimi perfekt të gjë goditjeje dënimi nga një distancë prej 30 metrash. Përfaqësuesja shqiptare mund ta kishte fituar ndeshjen me një rezultat më të thellë, por dy goditje të goditje të Skelës dhe një e Lalës nuk kanë mundur të përfundojnë në portë.
Rënia e ritmit
Pas minutës së 75-të ka rënë disi ritmi i ndeshjes dhe skuadra shqiptare është përpjekur që të administrojë lojën duke mos u sforcuar për të sulmuar vazhdimisht. Trajneri i përfaqësueses shqiptare është shprehur i kënaqur me formën e lojtarëve. Ai ka thënë se skuadra është në gjendje të mirë fizike dhe se ky është një sinjal shumë i mirë, ndonëse lojtarët sapo kanë përfunduar një sezon të gjatë dhe të lodhshëm.