E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në arsim, shkurtohen një mijë vende

Sipas analizave të shërbimi kombëtar të punësimit, pritet të ketë shkurtime në sektorët e arsimit dhe të ndërtimit


Alternativa e vetme për thithjen e kontigjentit të të papunëve mbetet sektori privat

Edhe pse drejtuesit e vendit kohët e fundit po deklarojnë shpesh se Shqipëria e kaloi krizën ekonomike, është e vështirë ta besosh kur dëgjon se niveli i papunësisë në vend do të rritet edhe më shumë.


Ky paralajmërim vjen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, i cili ka publikuar një analizë ku deklaron se gjatë këtij viti do të shkurtohen rreth 1300 vende pune dhe sektorët më të rrezikuar janë ai i arsimit dhe i ndërtimit.


Sipas përfundimeve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit këto shkurtime do të kryhen në kuadër të reformave të nisura në fillim të vitit përkatësisht në sektorin e arsimit dhe atë të ndërtimit.


Por pavarësisht kësaj Shërbimi i Kombëtar i Punësimit thotë se situata e ka një zgjidhje, pasi shpresojnë që sektori privat të thithë kontingjentin e të papunëve që shteti i ka flakur nga vendet e tyre të punës. Ky studimi i Shërbimi i Kombëtar vetëm sa përforcon deklaratat e Ministrisë së Arsimit për reduktimin e numrit të mësuesve në shkollat e të gjithë vendit. Në muajin janar të këtij viti MASH pas një analize të sistemit arsimor në vend konstatoi një numër të madh arsimtarësh të tepër në institucionet ku punojnë.


Sipas fjalës së ministrit gjatë prezantimit të rezultateve të projektit në Shqipëri, rezultoi se në shkolla kishte kapacitete të pashfrytëzuara. Kishte nëndrejtorë më shumë se sa norma dhe jo pak, por rreth 400 në shkallë vendi. Një shifër kjo shumë më e lartë nga sa parashikojnë aktet nënligjore. Sipas kësaj analize të MASH, në shumë shkolla të vendit, mësuesit kishin më pak ngarkesë nga sa parashikon programi mësimor.


Dhe në raste të tjera, në shkolla të vogla, kishte më shumë mësues se sa duhej. Deklaratë e Ministrit Tafaj erdhi menjëherë pas akuzave të kreut të Kreut të Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, i cili akuzonte MASH-in për shkurtime të padrejta të vendeve të punës në arsim. Sipas Nikollës, veprimi i ministrisë për reduktimin e numrit të mësuesve është një element i dukshëm i krizës ekonomike, e cila ka prekur jo vetëm sektorin privat, por edhe atë publik.


Vetëm pak ditë më vonë në fillim të shkurtit për të zbutur disi situatën Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nënshkroi me përfaqësuesit e dy sindikatave të arsimit një marrëveshje për kontratën kolektive të punës, duke u zotuar në këtë mënyrë të mbrojë arsimtarët të cilët ishin punësuar me kontrata të përkohshme punësimi. Ky grup ishte kategoria më e rrezikuar nga reformat në arsim.


Marrëveshja parashikonte rritjen e statusi të mësuesit dhe nivelit të kualifikimit të tyre, për të vazhduar më tej tek tërësia e masave që MASH do të ndërmerrte për rritjen e kualifikimit të mësuesve në detyrë, reforma këto që pritet të garantojnë punësim në bazë të meritës.


Mbështetur në Ligjin nr. 7961 datë 12.7.1995 dhe Kontratën Kolektive të datës 4 Korrik 2006, afati i kësaj Kontrate Kolektive zgjat deri në nënshkrimin e një kontrate të re, që do të përfshijë ndryshimet, plotësimit dhe përmirësimet që do t'i bëhen Kontratës që është sot në fuqi. Megjithatë pavarësisht këtyre lëvizjeve të MASH dhe Konfederatës, Shërbimi Kombëtar i Punësimit ende paralajmëron rrezik për vendin e punës.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›