E Diel, 1 Nëntor 2026

PS i "shtrin" doren qeverise per bashkepunim ne liberalizimin e vizave

Selia roze i kerkon kryeministrit Sali Berisha qe te marre masat per ecurine e procesit te liberalizimit te vizave pasi nga nderkombetaret po vijne sinjale kritike se as vitin e ardhshem mund te mos vendoset levizja e lire. Deputeti socialist, Taulant Balla duke cituar Presidentin e Komisionit Evropian Jacquet Barrot se vendimi per liberalizimin nuk do te merret as ne vitin 2009, drejtoi gishtin nga qeveria si pergjegjesen e vetme te kesaj situate. Sipas Balles, kryeministri Sali Berisha duhet te marre menjehere ne shqyrtim Udherrefyesin per liberalizimin e regjimit te vizave ndermjet Shqiperise dhe vendeve te Bashkimit Evropian. Po keshtu te informoje Kuvendin per kushtet dhe masat qe duhen marre, para se te jete shume vone. "Shqiptaret do te vazhdojne te vuajne murin e vizave sepse kjo qeveri nuk as vullnetin dhe as kapacitetet per te shenuar rezultate te dukshme ne luften kunder kriminalitetit, trafiqeve ilegale, emigracionit te paligjshem", akuzoi Balla. Sipas tij, ne nje kohe kur BE dhe shqiptaret presin ulje dhe parandalim te kriminalitetit, autore te krimit behen pikerisht punonjesit e policise, sikurse edhe ndodhi dy nete me pare mu ne qender te Tiranes. "Nuk luftohet krimi, duke larguar profesionistet, per ti zevendesuar ata me mitingashe dhe militante", theksoi ai. Ne keto kushte Balla shprehu gatishmerine e PS-se per te kontribuar ne hartimin e nje plani kombetar veprimi per permbushjen e standardeve dhe te nje mekanizimi per raportimin e progresit ne permbushjen e detyrimeve. "Do te kishte qene marrje pergjegjesie por edhe detyrim institucional dhe moral i Ministrise tone te Jashtme, qe pas kesaj deklarate te zevendes Presidentit te Komisionit Europian te ishin shprehur publikisht dhe te pranonin kritiken", reagoi Balla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›