Topi, kurore ne nder te Fan S. Nolit
Viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Presidenti i Republikes Bamir Topi e mbylli me homazhe ne varrin e atdhetarit Fan S. Noli. Ne pranine e drejtuesve te Kishes Ortodokse shqiptare, At Artur Liolinit si dhe te shume prej bashkatdhetareve tane qe jetojne dhe punojne ne Boston, Kreu i Shtetit vendosi nje kurore ne nderim te thelle, mirenjohje dhe respekt per vepren e Fan S. Nolit. "Ne kete vend te pelegrinazhit kombetar, kisha deshire te isha patjeter me ju sot, per t'i bere homazhe se bashku ketij burri te madh te kombit shqiptar, qe edhe sot pas njeqind vjetesh, vepra e tij si nje liber i shenjte, vazhdon te ndricoje fuqishem rrugen e shqiptareve drejt civilizimit, perparimit e demokracise", u shpreh Topi.